LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia nuk rrezikohet nga ndonjë luftë klasike

Maqedonia nuk rrezikohet nga ndonjë luftë klasike

Rrezik nga ndonjë luftë klasike për Maqedoninë dhe mjedisin që e rrethon nuk pritet, por kërcënimet jo luftarake, jo vetëm që e kanë modifikuar formën, por përshtaten me jetën bashkëkohore, janë bërë të llojllojshme dhe janë rritur në shpeshtësi, hapësirë dhe kohë.

Ky është konkludimi i konferencës “Siguria në aspekt të situatave të tanishme të brendshme dhe kërcënimet globale asimetrike”, që u organizua nga Klubi i gjeneralëve, Klubi Diplomatik i Maqedonisë, Forumi Ballkanin për Siguri dhe Shoqata e veteranëve dhe rezervistëve të mbrojtjes dhe sigurisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, vetëm me strategji të mirë mundet që të zgjidhen çështjet, kurse shteti duhet të ketë politikë të duhur të sigurisë të bazuar në analiza të detajuara të rreziqeve dhe kërcënimeve.


Në këtë kontekst, anëtarësimi i Maqedonisë, para se gjithash në NATO e BE, është mjaft i rëndësishëm./Telegrafi/