Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, me rastin e ditës Botërore kundër duhanit bëri thirrje që të merren masa parandaluese për vetëdijesimin dhe ndalimin e konsumimit të duhanit nga fëmijët, ekspozimit të fëmijëve ndaj tymit të duhanit, si dhe kufizimin e qasjes së fëmijëve për blerjen e duhanit.
KOMF thekson se fëmijët në Kosovë janë të ekspozuar dhe të rrezikuar edhe nga pirja pasive e duhanit. Pirja pasive e duhanit nënkupton thithjen e tymit që vjen nga dikush tjetër që pi duhan, qoftë në familje, lokale afariste apo ambiente të tjera.
“Fëmijët e ekspozuar ndaj pirjes pasive të duhanit në familje kanë një rrezik më të madh të marrjes së infeksioneve dhe sëmundjeve të mushkërive, duke përfshirë bronkitin, pneumoninë si dhe sëmundjet kardiovaskulare. Pirja e duhanit gjatë shtatëzanisë është faktor rreziku i lindjeve të foshnjave me peshë të ulët”, thuhet në njoftim.
Sipas KOMF-it, edhe pse në vitin 2008 Kosova ka miratuar Ligjin për Kontrollin e Duhanit, megjithatë qytetarët e Kosovës në masë të madhe shkelin ligjin kundër pirjes së duhanit.
Po ashtu thuhet se Ligji i duhanit nuk respektohet në shumë prej lokaleve afariste, madje raportimet e mediave kanë nxjerrë që ligji kundër pirjes së duhanit nuk respektohet as në disa prej institucioneve publike.
KOMF i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe komunave të zhvillojnë masa dhe programe për parandalimin e përdorimit të duhanit nga fëmijët. Kjo mund të realizohet përmes krijimit dhe sponsorizimit të shërbimeve në nivel qendror dhe komunal që mundësohen nga ofruesit shtetëror dhe privat, për të ofruar një shumëllojshmëri të shërbimeve dhe avokimit për vetëdijesimin e publikut të gjerë me theks të veçantë fëmijët, për dëmet dhe pasojat e konsumimit të duhanit dhe substancave të tjera narkotike.
KOMF i bën thirrje prindërve të mbrojnë fëmijët nga duhani duke eliminuar konsumimin e tij në prezencën e fëmijëve.
KOMF po ashtu i bën thirrje subjekteve afariste që operojnë në Republikën e Kosovës për respektimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe organeve të mbikëqyrjes dhe ekzekutimit të kontrollit të përdorimit të duhanit, që të inspektojnë dhe ndalojnë pirjen e duhanit në të gjitha ambientet e ndaluara me ligj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Biografia e Hristijan Mickoskit, kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/mickoski-kuvend-1-380x233.png)
Biografia e Hristijan Mickoskit, kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut
![Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/moti_me-shi-380x233.jpg)
Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë
![15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/serbet-dhune-kfor-veri-zvecan-696x391-1-780x439-1-380x233.jpg)
15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
![Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/vershimet1-380x233.jpg)
Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet
![Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_3-67-380x233.jpg)
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?
![Vdes albanologu Mehmet Rukiqi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/albanolog-380x233.png)
Vdes albanologu Mehmet Rukiqi
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/vershimet1-380x233.jpg)
Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet
![Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-120-380x233.jpg)
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë
![Reagon federata e Hunagrisë për gjendjen e Barnabas Varga](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/hungary-euro-2024-380x233.png)
Reagon federata e Hunagrisë për gjendjen e Barnabas Varga
![LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-23-221606-380x233.png)
LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini
![Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/messi-5-380x233.jpg)
Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti
![Dalin pamjet kur lojtari i Hungarisë u dërgua me urgjencë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/barbanus-varga-euro-2024-380x233.png)
Dalin pamjet kur lojtari i Hungarisë u dërgua me urgjencë në spital