LAJMI I FUNDIT:

Deutsche Bundesbank do ta përkrahë BQK-në

Deutsche Bundesbank do ta përkrahë BQK-në

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, (BQK) Fehmi Mehmeti gjatë vizitës në Frankfurt të Gjermanisë, ka takuar zëvendëspresidentin dhe njëherit anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, Johannes Beermann.

Në takimin e zhvilluar, Guvernatori Mehmeti e informoi zëvendëspresidentin e Deutsche Bundesbankës, Beermann, me zhvillimet e fundit në ekonominë dhe sistemin financiar në Republikën e Kosovës.

Guvernatori Mehmeti gjithashtu shprehu falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme qëDeutsche Bundesbank dhe Qeveria e Gjermanisë i kanë dhënë BQK-së dhe Republikës së Kosovës, në përgjithësi, me shpresën se ky bashkëpunim dhe përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmën.


Dr. Johannes Beermann uroi Guvernatorin Mehmeti për përzgjedhjen në pozitën e Guvernatorit të BQK-së duke shprehur kënaqësinë lidhur me shëndetin financiar në Kosovë dhe e siguroi atë për përkrahje, dhe bashkëpunim të mëtejmë mes të dyja autoriteteve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori