LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Kurz është një mik i Kosovës

Pacolli: Kurz është një mik i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka vlerësuar se kancelari austriak është një mik i madh i Kosovës, në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Austria është një investitor serioz në Kosovë.


“Bashkë me Presidentin Thaçi patëm një takim shumë përmbajtësor me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.  Ai është një mik i madh i Kosovës, në rrugën tonë të sigurt drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.  Austria është një investitor serioz në fushën e ekonomisë dhe na ka mbështetur në fushën e demoktratizimit, arsimit dhe cultures”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Telegrafi/