LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi me sukses organizimi “Data Sciene Talk”, organizuar nga Kolegji Riinvest

Përfundoi me sukses organizimi “Data Sciene Talk”, organizuar nga Kolegji Riinvest

Programet e London School of Economics nga sot ofrohen edhe në Kosovë, po ashtu, e gjithashtu për herë të parë në nivel botëror ofrohet program për Data Science.

Tashmë infrastrukturat dixhitale, e-biznesi dhe mediat sociale po transformojnë tregjet dhe jetën e përditshme në të gjithë globin si dhe po ofrojnë mundësi për të zhvilluar mundësi të reja për biznese si për start-up e po ashtu edhe kompani ekzistuese duke u mundësuar përfitime të mëdha në efikasitet si dhe duke u afruar më pranë klientëve të tyre.


Shërbimet e reja të mundësuara nga avancimet teknologjike kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë dhe si kalojmë kohën tonë të lirë. Modelet e reja të biznesit, të bazuara në platformat digjitale dhe eko-sistemet e tyre ofrojnë mjete për sipërmarrësit për të krijuar biznese të reja dhe për menaxherët në një shumëllojshmëri të industrive, qeverisë dhe akademisë për të përmirësuar produktivitetin dhe rentabilitetin.

Për të shfrytëzuar këto mundësi, nevojiten njerëz të përgatitur të cilët do të bëjnë të mundur realizimin e ideve të reja dhe avancimin e mëtutjeshëm të bizneseve.

Prandaj, sot, në Kolegjin Riinvest u prezantuan programet e universitetit prestigjioz” London School of Economics”, si institucion arsimor i njohur nga University of London”. London School of Economics (LSE) është i ranguar i dyti në botë për studime në shkencat sociale.

Po ashtu në Kolegjin Riinvest sot ka mbajtur ligjëratë edhe James Abdey, professor nga LSE, njëherit edhe një ndër bartësit e programit Data Science and Business Analytics.

LSE ka dizajnuar programin BSc Data Science and Business Analytics të cilin e ofron përmes Universitetit të Londrës ku u aprovua si Universiteti i Londrës (UoL) dhe London School of Economics (LSE) në mars të këtij viti aprovuan Kolegjin Riinvest si qendër për mësimdhënien e tre programeve, programe këto të cilat u prezentuan sot:

1. BSc Data Science and Business Analytics
2. BSc Management and Digital Innovation
3. BSc Politics and Economics

Të gjitha lëndët janë dizajnuar nga LSE e cila është përgjegjëse për drejtimin akademik të programit. James Abdey, professor nga LSE, njëherit edhe një ndër bartësit e programit Data Science and Business Analytics theksoi që:

“Në një kohë kur të dhënat janë të përmasave dhe kompleksitetit të paprecedent, të gjithë sektorët në shoqëri ballafaqohen me sfida dhe mundësi. Kompanitë, qeveritë dhe akademia varen nga vendimmarrja e bazuar në të dhëna, duke rritur kështu nevojën për ekspertë të kësaj fushe “James Abdey.

Vlen të theksohet se, Riinvest do të jetë ndër tre institucionet e para në botë që ofron programin BSc Data Science and Business Analytics.
Po ashtu edhe nesër, po në Kolegjin Riinvest, do të mbahet Open Day për të gjithë të interesuarit nga ora 16.30 dhe një mundësi për të bashkëbiseduar me profesorin James Abdey.

Me këtë rast të gjithë studentët e interesuar, kishin mundësi të jenë pjesë e bashkëbisedimit dhe morën informata më të detajuara për këto programe të ofruara për herë të parë në Kosovë. Mundësi shumë e mirë për të gjithë të interesuarit për studime cilësore dhe me një dallim të jashtëzakonshëm nga të tjerët.

Siç e thonë në LSE, “Stand our from the crowd”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Lajme
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Politikë
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kalo në kategori