LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan 107 mijë euro për trajtimin e qytetarit të sëmurë

Qeveria ndan 107 mijë euro për trajtimin e qytetarit të sëmurë

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete në vlerë prej 107 mijë e 600 euro, për mbulimin e shpenzimeve të shërimit të Etnik Balajt.

Balaj nga Prizreni për probleme shëndetësore është duke u trajtuar në Turqi.

“I urojmë shërim Etnikut. Por kjo praktikë nuk guxon me u përdor ne vazhdimësi. Do te bëjmë përpjekje te krijojmë një sistem si tu qasemi rasteve në fjalë”, ka thënë Haradinaj.


Gjatë kësaj mbledhjeje të ekzekutivit u ndanë po ashtu 300 mijë euro për dërgimin e 1500 veteranëve të luftës së UÇK-së në bregdetin e Shqipërisë. /KP/