LAJMI I FUNDIT:

Lajmet negative nga Italia përmbysin vlerën e valutës euro

Lajmet negative nga Italia përmbysin vlerën e valutës euro

Çmimet në tregun evropian të aksioneve ranë pas fitimeve të vogla në Azi, pasi investitorët hezitonin për shkak të pasigurisë politike në Itali.

Bursat nuk punuan për shkak të festave në SHBA dhe Britaninë e Madhe. CAC 40 ra 0.6 për qind në 5.508.93, ndërsa DAX gjerman ra 0.6 për qind në 12.863,46. FTSE MIB italian filloi të rritet, por ai u mbyll me 2,1 për qind në minus, në 21,932.69 poenë.

Nikkei 225 japonez u rrit 0.1 për qind në 22.481,09, ndërsa Kospi në Korenë e Jugut u rrit me 0.7 për qind në 2.478,96. Në Hong Kong, Hang Seng u rrit 0.7 për qind në 30.792.26, ndërsa Shanghai Composites ra 0.2 për qind në Kinë në 3.135,08. Australian S dhe P / ASKS 200 ranë me 0.5 për qind në 6,004.00 poenë.


Euro ishte e paqëndrueshme, duke prekur një gjashtë-mujor të ulët, pasi presidenti italian vuri veto ndaj kandidatit euroskeptik për ministër të Ekonomisë, të cilin e sugjeruan drejtuesit e dy partive populiste që janë duke u përpjekur për të formuar qeverinë.

Ky hap ndikoi që të bie euro nga 1,1652 dollarë në 1,1627 dollarë.

“Euroja kohët e fundit ka shkuar rëndë, duke reflektuar përmbytjen e lajmeve negative. Filloi me humbjen e të dhënave, dhe tani rreziqet politike kanë injektuar një rrezik të ri. Ne ende besojmë se Italia nuk përfaqëson një rrezik sistemik për euron”, tha Mark McCormick, kreu i tregut të këmbimit valutor të Amerikës së Veriut në TD Securities. /KP /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori