Në gjykimin e i ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolaj, zyrtarëve të kësaj Ministrie, si dhe zyrtares së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të gjithë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me projektin e asgjësimit të barërave me afat të skaduar, gjykimi ka vazhduar me dhënien e mbrojtjes nga e akuzuara e fundit Remzije Thaçi.
Thaçi deklaroi se në lidhje me këtë rast dy herë ka dhënë deklaratë në Prokurori, një herë në cilësi të dëshmitares kurse herën tjetër si e dyshuar.
Ajo deklaroi se herën e parë kur kishte dëshmuar në cilësi të dëshmitares asaj prokurori i kishte kërkuar që të tregonte se si dhe nga kush ishte manipuluar procesi i asgjësimit të barërave duke i thënë se në rast se ajo i jep emrat atëherë do të mbetet vetëm në cilësi të dëshmitares në të kundërtën do të kthehet në të akuzuar, raporton Kallxo.com.
“Gjatë gjithë kohës ka pyetur se nga kush është manipuluar procesi dhe ka thënë se nëse dëshmoni për personat që unë i di ju do të kaloni si dëshmitare në të kundërtën do të kaloni se e pandehur apo e dyshuar”, tha e akuzuara.
Madje ajo deklaroi se prokurori asaj i kishte përmendur edhe emrin e Ilir Tolajt, që sipas prokurorit kishte qenë njëri ndër personat e infiltruar në manipulimin e procesit të asgjësimit të barërave.
“Ai ka përmendur disa emra por më së shumti e ka përmendur emrin e Ilir Tolajt. Ka përmendur edhe emrat e Zenelit, Bekimit pastaj kanë qenë edhe disa të tjerë por më së tepërmi e ka përmendur emrin e Ilir Tolajt”, tha Thaçi.
E akuzuara deklaroi se në lidhje me emërimin e saj si anëtare në komisionin për monitorimin e asgjësimit të barërave pa afat ishte njoftuar përmes një vendimi.
“Ministria e Shëndetësisë më ka njoftuar përmes email-it mirëpo pasi që në atë kohë kam pasur probleme me email zyrtar më kanë njoftuar përmes telefonit vendimin që na kanë emëruar ne si komision për monitorimin e asgjësimit të barërave me afat të skaduar”, deklaroi e akuzuara.
Ajo tha se në atë vendim përveç njoftimit se kanë qenë të emëruara si anëtare të komisionit nuk ka pasur të përfshirë ndonjë detyrë apo përgjegjësi.
Në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë tha se janë njoftuar nga kryetarja e komisionit, Valentina Haxhijaj.
“Ne fillimisht e kemi realizuar një takim me Ministrinë e Shëndetësisë si anëtare të komisionit të tri ne anëtaret e komisionit si dhe ka qenë dikush prej Ministrisë së Shëndetësisë, s’e di a ka qenë Zeneli i cili na ka njoftuar dhe ka thënë se të gjithë dokumentacionin, detyrat dhe përgjegjësitë i ka udhëheqja e komisionit, që në këtë rast ka qenë Valentina”, tha ajo.
E akuzuara deklaroi se ajo çdo herë ka qenë prezent në procesin e peshimit të barërave dhe se nuk ka munguar asnjëherë.
Kurse kur u pyet nëse ndonjëra nga anëtaret e tjera të komisionit të kishte munguar ndonjëherë ajo tha se sa e mban në mend kryetarja e komisionit Valentina Haxhijaj kishte pasur rast që kishte munguar njëherë.
“Nuk më kujtohet. Me sa e di unë Valentina ka qenë në një takim në Shqipëri dhe sa më kujtohet na ka thënë se mund t’i kryeni vetë, na ka informuar paraprakisht”, tha e akuzuara.
Përkundër faktit se kishte pasur raste kur dy-tri ditë kishte munguar kryetarja e komisionit, e akuzuara Thaçi deklaroi se asnjë matje nuk ka ndodhur pa prezencën e anëtareve të komisionit dhe se gjithherë që të tria kanë mbajtur shënime në lidhje me asgjësimin e barërave dhe nga këto shënime kishin përgatitur edhe raporte të cilat kryetarja e komisionit i kishte prezantuar në ministri.
“Gjithmonë në procesin e matjeve kemi mbajtur shënime dhe varësisht nga vlera që na e ka dhënë monitori e kemi shënuar në fletoret tona dhe në bazë të këtyre shënimeve kemi përgatitur raport. Ne të gjitha urdhrat i kemi marrë nga Valentina si kryetare e komisionit dhe ajo ka raportuar në Ministri”, u shpreh e akuzuara e cila shtoi se këto shënime gjithherë kanë dalë në përputhje me fletë-matjet e peshores.
Ajo deklaroi se gjatë punës së saj nuk ka vërejtur asnjë parregullsi, në të kundërtën tha se do të kishte reaguar.
“Në përvojën time 26 vjeçare asnjëherë nuk kam lejuar të bëhet asnjë lëshim në punën time profesionale dhe ligjore. Gjithmonë kam punuar me përgjegjësi të plotë konform legjislacionit dhe praktikave të mira. Edhe sikur edhe njëherë të kisha kryer një punë të tillë nuk do të kisha mundur ta kryej ndryshe” tha ajo.
Seanca e radhës do të mbahet më 4 qershor me ç’rast do të jepet fjala përfundimtare.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës – flet presidentja Pirc Musar
Një shtetas nga Serbia është mashtruar në Shkup, i kanë marrë 300 euro për një aksident të rremë
Maqedonci në Hungari: Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE nuk ka alternativë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë