LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: MPJ as MMPH nuk kanë paguar asnjë aktivitet të organizuar nga gruaja ime

Pacolli: MPJ as MMPH nuk kanë paguar asnjë aktivitet të organizuar nga gruaja ime

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka shpërndarë një reagim të gruas së tij, Mashës, rreth lajmit të publikuar në media, sipas të cilit bashkëshortja e tij kishte marrë mbështetje financiare nga disa institucione qeveritare.

Gruaja e Pacollit ka përgënjeshtruar këto lajme, duke thënë se ka marrë mbështetje financiare nga Minitria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve për pagesën e hapësirës së ekspozitës.

“Fondacioni të cilin e udhëheq unë, për të gjitha aktivitetet që zhvillon në vazhdimësi, ka marrë mbështetje financiare vetëm 5000 euro nga Ministria e kulturës (për pagesën e 15% të hapësirës së ekspozitës) dhe asnjëherë nga ndonjë institucion tjetër”, ka shkruar Masha Pacolli, reagimin e së cilës e ka postuar bashkëshorti i saj.


Ndërsa vetë Pacolli ka reaguar duke thënë që as Ministria që ai drejton, po as Ministria e Mjedisit nuk kanë paguar asnjë aktivitet që është organizuar nga gruaja e tij.

“Në këtë kontekst po e ripërsëris edhe njëherë se as MPJ e as Ministria e Mjedisit nuk kanë paguar asnjë aktivitet të organizuar nga gruaja ime. E gjithë ajo punë kolosale është rezultat i punës së sajë bashkëpunëtoreve dhe artistëve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Në anën tjetër, Ministria e Mjedisit ka reaguar përmes një komunikate për media ku thotë se ata kanë financuar udhëtimin për artistë dhe arkitektë për pjesëmarrje në Bienale dhe jo në ekspozitë.

“Ne kemi financuar udhëtimin për artistët, arkitektet për pjesëmarrje në Bienale dhe jo në ekspozitë. Krijuesit e veprave të ekspozuara nuk kanë qenë fizikisht pjesëmarrës në Bienalen e Venedikut”, thuhet në reagimin e MMPH-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori