IPKO është korporatë që mbanë përgjegjësi sociale, ku përveç ndikimit në rritjen e përgjithshme ekonomike të Kosovës, kontribuon direkt edhe në zhvillimin e komunitetit. Me vet-iniciativë, IPKO ka filluar shpërndarjen e donacioneve për 10 qendra që merren me fëmijët me aftësi të kufizuara.
Pesë Qendra Burimore dhe pesë organizata janë në mesin e atyre që do të përfitojnë, si Qendra Burimore për fëmijët me dëmtime intelektuale “Përparimi” në Prishtinë, “LefNosi” në Prizren, “Nënë Tereza” në Mitrovicë, Qendra Burimore për fëmijët me dëmtime në të parë “Xheladin Deda” në Pejë, Shkolla Speciale për fëmijët me dëmtime të shumëfishta “Shpresa” në Shtime, Organizata “Pema” në Ferizaj, “DownSyndrome Kosova” në Prishtinë, shoqata “Autizmi” në Lipjan, Shoqata e të shurdhërve në Prishtinë dhe organizata “HandiKos” në Suharekë.
“IPKO për shumë vite tashmë, vazhdimisht inicion dhe përkrahë kauza që ndërlidhen me fëmijët, pasi është shumë e rëndësishme që të krijojmë kushte më të mira të jetës për fëmijët dhe të ofrojmë më të mirën që mundemi për fëmijët e Kosovës. Çdo fëmije duhet t’i ofrohen mundësi dhe burime të mjaftueshme zhvillimi dhe mësim-nxënie dhe kjo nismë ka për qëllim që të ndihmojë fëmijët dhe mësimdhënësit që këto qëllime të arrihen më lehtë”, thotë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv i IPKO Telecommunications LLC.
IPKO i ka përkrahur të gjitha këto organizata me një shumë prej 10 mijë eurosh. Donacioni është dhuruar, duke marrë për bazë nevojat e këtyre qendrave, duke i pajisur ato me materialekonkrete/didaktike, mjete dhe pajisje që lehtësojnë dhe ndihmojnë procesin e mësim-nxënies midis fëmijëve me aftësi të kufizuara.
IPKO vazhdimisht përkrahë kauza të ndryshme që ndërlidhen me fëmijët. Përmes projektit të iniciuar nga IPKO, “Ne qëndrojmë me fëmijët”, IPKO ka dhuruar 100 mijë euro pajisje medicionale për 10 Qendra të Mjekësisë Familjare në fund të vitit 2017 – fillim të 2018.
IPKO, po ashtu ka përkrahur edhe sektorin e arsimit përmes projektit “Mësuesit zgjedhin – IPKO përkrahë”, duke mbështetë 50 shkolla, kopshte dhe njësi të tjera arsimore, kryesisht në vendet rurale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë