LAJMI I FUNDIT:

Emocionuese: Emisioni “Metamorfoza” transforomon një nxënëse në mbrëmjen e maturës, prindërit e saj nuk i përmbajnë lotët

Emocionuese: Emisioni “Metamorfoza” transforomon një nxënëse në mbrëmjen e maturës, prindërit e saj nuk i përmbajnë lotët
Foto: Metamorfoza/YouTube

Emisioni i ndryshimeve “Metamorfoza” nga Suzana, ka sjell për shikuesit episodin e parafundit të sezonit të parë.

Ky episod ka qenë ndryshe dhe më i veçantë se herët tjera, kjo për faktin se protagoniste ka qenë një maturante, e cila sapo ka përfunduar studimet në shkollën e mesme.


Suzana Mushkolaj, moderatore e emisionit “Metamorofza” (Foto: Metamorfoza/YouTube)

Azize Koçi nga Klina, 18 vjeçe, kishte vendosur të sfidonte veten me një ndryshim në emisionin “Metamorfoza”, kjo edhe për faktin se pak ditë më parë ajo kishte edhe mbrëmjen e maturës.

Fillimisht, moderatorja e emisionit, Suzana bashkë me të ftuarën vizituan klinikën për rregullimin e dhëmbëve, nga ku dentistja e angazhuar për këtë punë u kujdes që t’i ofrojë asaj shkëlqimin e duhur në dhëmbët e saj.

Të gjitha lajmet rreth emisionit 'Metamorfoza'
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth emisionit 'Metamorfoza'

Më pas, ato u drejtuan në atelien e stilistes Enkelejda Shatri për të përzgjedhur fustanin ideal për mbrëmjen e maturës.

Momente nga përzgjedhja e veshjeve bashkë me stilisten Enkelejda Shatri (Foto: Metamorfoza/YouTube)

Pas përzgjedhjes së veshjes, radha ishte për dorën e fundit të “Metamorfozës”, e cila iu besua grimeres Sellma dhe floktarit Kaci.

Në fund të programit, Azizja kishte marrë pamje krejt tjetër, dhe dukej më se e lumtur me ndryshimin e saj.

Transformimi i maturantes Aziza në fund të emisionit (Foto: Meatmorfoza/YouTube)

Çastet më emocionuese janë ato në fundin e emisionit, kur Azizja u prezantua te prindërit e saj, të cilët nga lumturia dhe emocionet e tepërta filluan të qajnë kur panë ndryshimin e më të dashurës së tyre.

Azizja u shoqërua për në mbrëmjen e maturës me një limuzinë, teksa është përshëndetur me shumë dashuri nga moderatorja e programit, Suzana Mushkolaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori