LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i sëmundjeve malinje në Maqedoni

Rritet numri i sëmundjeve malinje në Maqedoni

410 raste më shumë të sëmundjeve malinje janë regjistruar në vitin 2016 në krahasim me vitin 2010 në territorin e Komunës së Manastirit. Sipas të dhënave të cilat Qendra për shëndet publik i dorëzuar deri tek Këshilli i Manastirit, në vitin 2010 janë shëruar 1291 pacientë nga neoplazma malinje, ndërsa në vitin 2016 numri është rritur në 1701.

Nga grupi i pavarur i këshilltarëve “Më ndryshe” kërkuan të merren masa konkrete në lidhje me këtë gjë.

“Shumica nga ju këtu e dinë se Manastiri është qendër dhe e udhëheqë vallen e njerëzve të sëmurë në qytet. Mendoj se si këshill dhe si komunë duhet ti ngremë disa çështje në nivel shumë më të lartë dhe mendoj se ky është momenti kur dikush, kush do qoftë ai, duhet të ngrejë iniciativë me të cilën Komuna e Manastirit do të fillojë të merr çfarë do lloj masash në lidhje me këtë problem të qytetit”, tha Gabriella Ilievska – këshilltare nga “Më ndryshe”.


Rritje shënon edhe shkalla e vdekjeve nga sëmundjet malinje. Nëse në vitin 2010 numri ka qenë 12,6% në 1000 qytetarë, para dy vitesh ky numër ka arritur në 16,7%.

Në Maqedoni, shkalla e vdekshmërisë tek 100.000 persona nga sëmundjet malinje në vitin 2009 ka qenë 173.8, në vitin 2010 – 171,5, në vitin 2011 – 172,5, ndërsa në vitin 2015 – 180,7. Në krahasim me të dhënat nga Manastiri, për 23,1% është më e madhe mesatarja në të gjithë Republikën e Maqedonisë.

Sipas të dhënave nga hulumtimi i fundit i bërë vitin e kaluar në Manastir, nga oxhaqet lëshohet rreth 37 ton pluhur i imë. Kufiri vjetor për rritje të pluhurit të imë është 35 ditë, ndërsa Manastiri ka pasur edhe më shumë se 120 ditë me përqendrime mbi kufijtë e lejuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori