Lidershipi kosovar pret një lajm të mirë nga Brukseli në qershor lidhur me liberalizimin e vizave. Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se vendimmarrja e BE-së duhet të jetë e drejtë dhe ‘fair’ në raport me qytetarët e shtetit më të ri në Ballkan.
“Kosova tashmë e meriton liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës pa të drejtë janë të privuar për 8 vjet nga lëvizja e lirë. Ne presim vendimmarrje pozitive, e cila është ‘fair’ dhe e drejtë ndaj qytetarëve tanë. Kosova i plotëson të gjitha kushtet që janë teknike. Besojmë shumë se do të kemi vendimmarrje pozitive e cila është vendimmarrje e drejtë. Kemi parasysh dhe rreth 30- 40 kushte kemi plotësuar më shumë se secili vend i rajonit, ndërkohë që Kosova ballafaqohet ende me izolimin”, ka thënë Veseli.
Nëse dyert e BE-së mbyllen, për Veselin kjo do të ishte një damkë edhe për ta.
“BE është duke kaluar një fazë skepticizmi brenda vetë vendeve që kanë krijuar BE, nuk është e mirë të ndëshkohet një popull siç është populli i Kosovës 1.7 milionë banorë, në të njëjtën kohë dhe të njëjtën kohë të jetë një shembull i skepticizmit brenda vetë BE. Do të ishte një damkë dhe për BE në kuadër të atyre vlerave që promovon. Ne jemi besues në BE, do të anëtarësohemi në BE, punojmë çdo ditë për pjesën e reformave por në të njëjtën kohë kërkojmë dhe mirëkuptimin dhe përkrahjen e BE si familja e madhe pretendojmë të jemi nesër ne”, deklaroi ai.
Teksa duket se ka një stopim të njohjes së shtetit të Kosovës, Veseli deklaron se e kundërta po ndodh.
Ai deklaroi se të gjithë energjitë janë kanalizuar për finalizimin e procesit së anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Përkundrazi. Kemi një moment ku jemi pothuajse në fazën finale ku Kosova do të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Të gjitha impenjimet tona, bashkësisë ndërkombëtare, partnerëve me të cilët kemi çliruar dhe pavarësuar Kosovën, jemi fokusuar që të kemi nevojë të kemi një fazë finale ku Kosova do të përfundonte statusin e vet në kuptimin edhe të finalizimit të saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, nuk ka rihapje të negociatave, nuk ka rihapje në çështje të statusit”, ka thënë Veseli për Ora News.
“Serbia çdo ditë e më tepër është duke kuptuar se shteti sovran dhe i pavarur i Kosovës është një realitet pozitiv edhe për bashkësinë ndërkombëtare dhe duhet ta njohë si shtet. Në të njëjtën kohë Kosovës ti hapet perspetivë për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Serbia pa alternativë do ta njohë Kosovën, nuk e kam në kuptimin negativ dhe as imponues. Është proces natyral dhe logjik, është edhe në vetë të mirën e shtetit serb, në proceset integruese, përmirësimin e jetës ekonomike që mos ta ketë Kosovën si barrë se nuk mund ta mbajë. Kosova është rritur aq shumë sa është shumë lart Serbisë”, u shpreh Veseli.
Lidhur me Asociacionin, Veseli u shpreh: “Do do të jetë një krijim që do të ndodhë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk do të lejojmë të kemi cenim të integritetit dhe sovranitetit tonë territorial por dhe institucional. Kosova është unike, do të jetë një dhe e pandarë dhe sistemi ynë kushtetues do të jetë unifikues”, tha Veseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës