Partitë e koalicionit qeveritar në Itali e kthyen nga presidenti Sergio Mattarella presionin për të miratuar me çdo kusht kandidatin euroskeptik të tyre për ministër të Ekonomisë, duke thënë të shtunën se alternativa tjetër e kësaj do të ishte vetëm mbajtja e zgjedhjeve të reja.
Mattarella ka bllokuar momentalisht formimin e qeverisë, gjë që do t’i jepte fund krizës politike mbi 80-ditore, për shkak të shqetësimeve në lidhje me vullnetin e “Lega Nord”-it të ekstremit të djathtë dhe “Lëvizjes antiestablishment të 5 yjeve” për të emëruar si ministër të Ekonomisë 81-vjeçarin, Paolo Savona.
Savona ka qenë një kritik i ashpër i euros dhe i Bashkimit Evropian, por gjithsesi ka kredenciale të shquara, për shkak se dikur ka mbajtur edhe rolin si ministër i Industrisë. Formalisht, Kryeministri i mandatuar Giuseppe Conte i prezanton përbërjen e kabinetit qeveritar presidentit, i cili duhet t’ia miratojë më pas.
Conte, një profesor jurisprudence shumë pak i njohur dhe pa eksperiencë politike, u takua me presidentin të premten, por pa zgjidhur ngërçin.
“Shpresoj që askush të mos ketë zgjedhur alternativën ‘Jo’”, tha kreu i “Lega Nord”-it, Matteo Salvini, përpara mbështetësve të tij në veri të Italisë.
“Qeveria, ose duhet të marrë frerët dhe të nisë punët në orët në vijim, ose t’u drejtohemi edhe njëherë kutive të votimit”, tha ai.
Më pas, edhe udhëheqësi i “5 yjeve”, Luigi Di Maio tha se priste që presidenti të merrte një vendim për mbështetjen e qeverisë brenda 24 orësh. Edhe kjo lëvizje antiestablishment e mbrojti kandidaturën e Savonës.
“Është një zgjedhje politike dhe, bllokimi i një zgjedhjeje minitrore është përtej rolit të presidentit”, tha Alessandro di Battista, një prej politikanëve më të lartë të “5 yjeve”.
Mattarella nuk ka folur publikisht për Savonën, por përmes ndihmësve të tij e ka bërë të qartë se nuk dëshiron një ministër Ekonomie antieuro dhe se nuk do të mund të pranonte “diktatin” e partive të koalicionit.
Kritikat e Savonës ndaj euros dhe politikave ekonomike gjermane kanë tronditur edhe më tej tregjet, gjithsesi të shqetësuara mbi vullnetin e qeverisë së ardhshme për të vënë dorë mbi borxhin masiv të Italisë, 1.3 herë më të lartë sesa prodhimi kombëtar vjetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryeministri francez Bayrou përballet me votë mosbesimi pasi kaloi planin e buxhetit në parlament
Përmbytjet ‘shkatërruese’ godasin rëndë Queenslandin e Australisë
Rubio thotë se El Salvadori është “pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie”, përfshirë kriminelët amerikanë
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze