Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se nuk është punuar sa duhet në promovimin e mundësive për investim në Kosovë.
“Në njërën anë është punuar shumë në krijimin e një legjislacioni modern, i cili është në harmoni edhe me ligjet e Bashkimit Evropian, edhe me ligjet më moderne të cilat aplikohen në shtetet demokratike, mirëpo në anën tjetër nuk është punuar shumë në promovimin e mundësive për investime në vendin tonë”.
Për mungesën e rezultateve në promovimin e mundësive për investime në Kosovë, Zeka thotë se faj kanë agjensionet përgjegjëse.
“Edhe këtu natyrisht meqenëse edhe paguhen nga paratë e tatimpaguesve tanë faji kryesor u mbetet agjensioneve përkatëse të cilat merren me promovimin e investimeve, në rend të parë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht Agjencionit Kosovar për Ndërmarrje dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve dhe Promovim të Investimeve. Nuk është bërë punë në ndërtimin e një brendi nacional, investitorët potencialë dinë shumë pak për Kosovën”, tha ai.
Arian Zeka deklaroi se sundimi i ligjit mbetet njëri ndër problemet kryesore me të cilin ballafaqohen bizneset. Ai shtoi se mungesa e kuadrove të punëtorëve në sektorin privat vjen si rezultat i pagës së madhe e cila ofrohet në sektorin publik.
“Është sundimi i ligjit ai i cili pastaj mundëson që të ketë një perceptim më të lartë për korrupsionin. Sundimi i ligjit po ashtu ndikohet nga joefikasiteti i gjyqësorit dhe institucioneve të drejtësisë, dhe investitorët seriozë, po flas për ata të huajt, nuk do të investojnë në një vend në të cilin sundimi i ligjit është në nivelin i cili është për momentin në Kosovë”.
Përpos problemit me sundimin e ligjit, Zeka konsideron se problem i madh është edhe gjetja e kuadrove të duhura punëtore. Një ndër shkaqet e këtij problemi, sipas drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, është pagesa më e lartë në sektorin publik, gjë që i bën të rinjtë të synojnë gjetjen e një vendi pune në këtë sektor.
“Problem tjetër i madh është edhe gjetja e kuadrove të duhura punëtore. Këtu ekzistojnë disa faktorë që ballafaqohemi me këtë hendek të madh të fuqisë punëtore, por më e rëndësishmja është hendeku i shkaktuar, ose boshllëku i shkaktuar, nga ana e qeverisë me vendimet e saj për të ngritur pagat në sektorin publik”.
“Sot nuk është fshehtësi që paga mesatare në sektorin publik është dukshëm më e lartë se paga mesatare në sektorin privat. Kjo e bën sektorin publik më atraktiv për fuqinë punëtore, për të rinjtë e papunë, për të gjithë të sapodiplomuarit të cilët natyrisht nuk kanë asnjë nxitës të vetëm të gjejnë punë në sektorin privat, por i mbajnë sytë nga ndonjë punë e mundshme në sektorin publik”.
Ndërkaq lidhur me krijimin e një zone të lirë ekonomike amerikane, ai tha se Qeveria nuk ka dhënë sqarimet e nevojshme.
“Çfarë do t’ju ofrohet brenda zonës së investitorëve amerikanë në këtë rast, besoj që është ende e paqartë, për shkak se Qeveria përveç vendimit të themelimit të një grupi i cili do ta analizonte legjislacion dhe do të gjente vendin e përshtatshëm nuk ka sqaruar diçka tjetër. Pikëpyetje mbetet edhe nëse ekziston baza ligjore për të ofruar ndonjë lehtësirë. Ekziston ligji për të ardhurat e korporatave që mundëson pushimet tatimore, por jo diçka që mund t’u ofrohet investitorëve brenda zonave të lira ekonomike”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri