LAJMI I FUNDIT:

“Maqedonia e Ilindenit” ndërlikon negociatat me Greqinë

“Maqedonia e Ilindenit” ndërlikon negociatat me Greqinë

Bisedimet për çështjen e emrit pas propozimit “Republika e Maqedonisë së Ilindetit”, të refuzuar nga pala greke kanë shënuar kthim pas në procesin e arritjes së zgjidhjes mes dy vendeve, vlerësojnë një pjesë e njohësve të çështjeve ndërkombëtare.

Risto Nikovski, ish ambasador në më shumë shtete të Evropës dhe tej oqeanike, thotë se negociatorët e Maqedonisë kanë dobësuar pozicionin e shtetit pasi kanë pranuar zgjidhje “erga omnes”, apo për përdorimin e emrit të ri si brenda ashtu edhe jashtë vendit, por pa siguruar emër të pranueshëm për të dy vendet.

“Mendoj se nga procesi i deritanishëm i bisedimeve kemi ardhur në një situatë pa rrugëdalje. Pozicioni i Maqedonisë është rënduar pasi kryeministri grek pranoi paketën e propozuar dhe nga ajo refuzoi emrin “Maqedonia e Ilindenit}, por jo edhe pjesën tjetër të pranuar nga ana jonë që emri i ri të jetë për përdorim të gjithanshëm, pra si brenda ashtu edhe jashtë. Në këtë situatë ne nuk mund të largohemi tani nga “erga omnes” dhe kjo e përkeqëson pozitën tonë”.


“Nga ana tjetër emrat tjerë që përfolën si “Maqedonia e Re” apo Maqedonia e Vardarit”, nuk do të pranohen nga opinioni maqedonas, dhe kjo e bënë të pamundur arritjen e zgjidhjes”, thotë Nikovski duke shtuar se procesi i tanishëm i bisedimeve duhet të ndërpritet dhe periudha në vazhdim të shërbejë për konsolidimin e një pozicioni të ri.

“Mendoj se tani më të miri do të ishte që topi të uletnë tokë dhe të ndërpriten të gjitha këto tentimet që në mënyrë të dhunshme të arrihet tek zgjidhja, e cila në çdo rrethanë do të ishte e dëmshme për ne. Pra, duhet qëndrim i ri, koncept i ri i negociatave, apo të kemi një strategji të re e cila do të mbaj llogari për interesat tona, ashtu siç bëjnë edhe grekët. Ne, nuk duhet të gënjehemi se nuk është në pyetje vetëm se emri i shtetit, por edhe çështje tjera të shumë të rëndësishme, madje jetësore si identiteti dhe gjuha”, thotë Nikovski.

Por, ndryshe nga ai vlerëson Albert Musliu, njohës i çështjeve politike duke thënë se pavarësisht refuzimit të propozimit “Maqedonia e Ilindetit”, procesi, sipas tij, do të jetë me epilog pozitiv.

“Fakti që në Sofje dolën dy kryeministrat me qëndrimin se zgjidhja është e mundur, gjithë procesit i jep një shtytje më të madhe. Në këtë kuadër besoj se edhe qëndrimet e partnerëve tanë euroatlantik na udhëzojnë se ky proces të vazhdoj. Është e vërtetë se koha për në NATO është më e shkurtër, për shkak të samitit që mbahet së shpejti, por unë jam akoma optimist se edhe para këtij samite Maqedonia dhe Greqia mund ta kapërcejnë këtë çështje”, thotë Musliu duke shtuar se dy vendet si asnjëherë më parë janë të interesuara për zgjidhjen e kontestit.

Sa i përket rolit të faktorit shqiptar, ish diplomati Alajdin Demiri, thotë se ai nuk është vendimmarrës apo vet përjashtues pasi partitë shqiptare sipas Demirit gjithmonë janë arsyetuar me atë se emri i ri nuk rrezikon shqiptarët

“Në këtë lojë, në këtë veprimtari shqiptarët nuk janë vendimmarrës pasi gjatë tërë kohë ashtu janë sjell duke thënë se nuk është problemi jonë, është problem i maqedonasve duke pasur parasysh sipas tyre se rrezikohen identiteti i tyre dhe jo i shqiptarëve. Kështu që orvatjet e BDI-së që të japin ndihmë janë vetëm se një blof i pakuptimtë, apo ndoshta një mirëkuptim ndaj maqedonasve, mirëpo në vendimmarrje nuk kanë asnjë rol”, thotë Demiri duke aluduar në propozimin e ri që në shqip ishte përkthyer si “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.

Por, ky emër ka hasur në reagime të shumta në opinion për shkak se është i vlerësuar i pakuptimtë dhe si bastardim i gjuhës shqipe./rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori