LAJMI I FUNDIT:

E pandalshme Dua Lipa, pas finales së LK-së performon edhe në mbrëmjen më të madhe të Formula 1

E pandalshme Dua Lipa, pas finales së LK-së performon edhe në mbrëmjen më të madhe të Formula 1

Dua Lipa definitivisht është shndërruar në atraksion për mbrëmjet më të mëdha botërore.

Pasi do të performojë në natën më të madhe të futbollit botëror, atë të finales së Ligës së Kampionëve, tashmë për Duan është konfirmuar një tjetër performancë.


Telegrafi mëson se këngëtarja do të performojë edhe në mbrëmjen më të madhe të vitit në Formula 1.

Nga data 14 deri 16 shtator në Singapor mbahet mbrëmja më atraktive e Formula 1, gara që zhvillohen në mbrëmje, e që janë atraksion i veçantë.

Lil radio show in Vegas 💎 // shot by @pixielevinson

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on May 21, 2018 at 9:42pm PDT

Emri kryesor që do të performojë në mbrëmjen qëndrore kur do të zhvillohet gara për çmimin e madh është Dua Lipa, e cila do të përkrahet nga Martin Garrix.

Gara do të mbahet në shtegun e Marina Bay, një prej vendeve më atraktive të Singaporit.

I rode a flamingo for the #bbmas watch full video via link in my story 💕✨💜

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on May 21, 2018 at 10:56am PDT

Ky është një tjetër sukses i madh për Dua Lipën, që është pa dyshim një prej emrave më të dashur të publikut mbarë botëror, e që u konfirmuar kohë më parë me fitimin e dy çmimeve në Brit Aëards, mbrëmjen më të madhe të muzikës britanike. /Telegrafi/