Gjermania vazhdon të mos i njohë lejet e vozitjes së qytetarëve të Maqedonisë. Nga kjo më shumë e pësojnë ata që jetojnë dhe punojnë në federatën gjermane. Një prej tyre është edhe ky i ri nga Shkupi që jeton në Shtutgart. Ai na tha se patentën e shoferit që e ka marrë në Maqedoni ka qenë e vlefshme vetëm në 6 muajt e parë të qëndrimit të tij në Gjermani.
“Tani unë kam probleme në punë për shkak të vozitjes, sepse tani nuk kam të drejtë të vozis dhe tani jam dy nivele më poshtë, në krahasim me sa kam qenë në fillim kur kam filluar të punoj”, tha Miftar Alimi.
Që të mos përballen me gjoba dhe pengesa në kryerjen e punëve të tyre, Alimi na tregoi se shumë qytetarë të Maqedonisë marrin patentën e shoferit të shtetit gjerman dhe kanë hequr dorë nga pritja për njohje reciproke të lejeve.
Peticioni që u hap për t’i gjetur zgjidhje këtij problemi, përfundoi më 6 prill. U mblodhën 42 mijë nënshkrime. Nismëtarët e këtij peticioni tani kërkojnë takim me përfaqësues të MPB-së për të kërkuar përgjigje se ku ka ngecur problemi.
Për disa muaj me radhë, që kur TV21 interesohet për këtë çështje, përgjigja e vetme që merr nga Ministria e Punëve të Brendshme është se procesi është në fazë finale. Sërish nga MPB kërkuam përgjigje se kur pritet të firmoset marrëveshja për njohje të dyanshme të patentave të shoferit.
Burime anonime i thanë TV21 se janë zgjidhur të gjitha çështjet për njohje reciproke të patentës së shoferit. Tani vetëm pritet caktimi i një date për nënshkrimin e marrëveshjes nga përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Gjermanisë. Sipas këtij burimi me shumë gjasa nënshkrimi do të ndodhë në fillim të qershorit.
Problemi me njohjen e patentave të shoferit të Maqedonisë në Gjermani zgjat mbi 10 vite. Deri më tani, arsyeja që MPB ka dhënë për mosnjohjen janë çështje teknike që lidhen me kontrollin mjekësor të shoferëve, gjë që kanë penguar njohjen e dyanshme të patentave të shoferit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj