LAJMI I FUNDIT:

Sa mund të fluturojë një aeroplan pasi t’i ndalen të gjithë motorët?

Sa mund të fluturojë një aeroplan pasi t’i ndalen të gjithë motorët?

Pilotët nuk ishin në dijeni se karburanti po derdhej gjithë kohën përgjatë fluturimit nga Toronto në Lisbonë. Kur motori i parë ndaloi punën, u mor vendimi që aeroplani të ulej me forcë në ishujt Azore.

Menjëherë pas kësaj, u ndal edhe motori i dytë dhe ekuipazhi, i cili kishte mbi 20.000 orë përvojë në fluturim, vazhdoi të fluturojë në ajër edhe 120 kilometra të tjerë. Aeroplani aterroi me sukses dhe incidenti hyri në histori si fluturimi më i gjatë pa ndihmën e motorit.

Historia e fluturimit të Air Transat kujton, se edhe nëse të gjithë motorët ndalen, ka ende shanse që pasagjerët të aterrojnë të sigurt.


Piloti Patrick Smith në librin e tij “Cockpit Confidential” shpjegon, se pa motor, lartësia e fluturimit të aeroplanit në distancë prej 16 kilometrash bie për rreth 1.6 km.

Kjo do të thotë se aeroplani i udhëtarëve, i cili mesatarisht fluturon 10 km në lartësi mbidetare, mund të fluturojë edhe rreth 100 kilometra të tjerë para se të prekë tokën. Por, kjo nuk është gjithmonë njësoj.

Ishte viti 1982 kur aeroplanit të kompanisë British Airlines që po fluturonte nga Auckland i Zelandës së Re drejt Mont Galungung në Java Perëndimore në Indonezi, iu ndalën të katër motorët.

Pilotët kuptuan se kishin edhe 23 minuta para se të rrëzohej aeroplani, ndërsa para tij ndodhej rruga e gjatë 146 kilometra.

Derisa aeroplani po i afrohej Xhakartës, ku pritej të aterronte dhunshëm, papritmas u lëshua njëri motor, pastaj i dyti dhe në fund edhe dy të tjerët. Në këtë incident nuk pësoi askush. /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Turku thyen rekordin botëror të goditjes në distancë të një objektivi me sëpatë

Turku thyen rekordin botëror të goditjes në distancë të një objektivi me sëpatë

Fun
Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Interesante
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Thjeshtë mahnitëse – disa nga modelet më kreative dhe më unike të tortave

Thjeshtë mahnitëse – disa nga modelet më kreative dhe më unike të tortave

Interesante
Ja se si një sërfist australian i mbijetoi sulmit të peshkaqenit

Ja se si një sërfist australian i mbijetoi sulmit të peshkaqenit

Interesante
Bileta e lotarisë e fshehur në Bibël i sjell amerikanes 1 milion dollarë

Bileta e lotarisë e fshehur në Bibël i sjell amerikanes 1 milion dollarë

Fun
Kalo në kategori