LAJMI I FUNDIT:

Shpella përrallore në Kinë, brenda të cilës mund të futen 4 piramida të Gizës dhe aeroplani Boeing 747 (Foto/Video)

Shpella përrallore në Kinë, brenda të cilës mund të futen 4 piramida të Gizës dhe aeroplani Boeing 747 (Foto/Video)

Vizita në njërën nga shpellat më të mëdha mund t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni në një udhëtim drejt të panjohurës.

Shpella në malet e rajonit Ziyun në pjesën jugore të Kinës, ka brenda saj një hapësire të madhe me 380 milionë kub ujë, transmeton Telegrafi.


Konsiderohet si shpella më e madhe në botë për nga hapësira nëntokësore, dhe e dyta me hapësirën e vendosur mbi tokë.

E shtrirë në 117, 986 metra katrorë, kjo shpellë konsiderohet e dyta për nga hapësirat e larta dhe gjera në Malajzi, pasi asaj me 154,500 metra katrorë.

Hapësirat që ngjajnë me dhomat janë të mëdha sa 22 fusha futbolli, brenda të cilave mund të futen katër piramida të Gizës. Në këto hapësira mund të futet edhe aeroplani i tipit Boeing 747.

Një grup shkencëtarësh dhe eksploruesish kishin nisur ekspeditën 19 ditore brenda perlës, për t’i zbuluar bukuritë e saj. Ekipi ishte i përbërë nga eksplorues dhe shkencëtarë nga Franca dhe Kina.

Pamjet e publikuara këto ditë shfaqin një gropë të zezë e cila shërben si portë hyrëse në shpellën e vendosur afër lumit Getu. Të gjithë ata që kanë pasur rastin të futen në shpellë, kishin mbetur të habitur me muret shkëmbore mbi 45 metra të larta. /Telegrafi/