LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha dhe deputeti gjerman flasin për proceset integruese të Kosovës 

Ministrja Hoxha dhe deputeti gjerman flasin për proceset integruese të Kosovës 

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim, deputetin e Bundestagut gjerman, Manuel Sarrazin me bashkëpunëtorë dhe me këtë rast, diskutoi për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, me theks të veçantë, zbatimi i MSA-së, Agjendën Evropiane të Reformave dhe bashkëpunimin rajonal.

Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e proceseve, duke vënë në pah të arriturat rreth liberalizimit të vizave dhe reformat që po ndërmerr vendi në procesin integrues.


“Gjermania është përkrahëse e fuqishme e reformave që po ndërmerr vendi ynë në drejtim të procesit integrues. Të arriturat tona nuk do të ishin të tilla pa përkrahjen e vendit mik, Gjermanisë, e cila në veçanti përkrah fuqizimin e sundimit të ligjit, reformën e gjithanshme dhe zhvillimin ekonomik”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se rekomandimet nga Brukseli, janë puna ditore e institucioneve, në pajtim me kompetencat.

Deputeti Sarrazin, theksoi se sfidat e procesit integrues kërkojnë përkushtimin e plotë, andaj, në këtë drejtim, theksoi ai, Kosova dhe rajoni gëzon përkrahje për realizimin e pritjeve të qytetarëve nga procesi integrues, bashkëpunimin rajonal dhe fuqizimin e mirëkuptimit ndërfqinjësor.

Deputeti Sarrazin, theksoi se po ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe rajon, duke e cekur se për Kosovën është prioritet zbatimi i MSA-së, rekomandimet e Raportit për vendin si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, me theks të veçantë te zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Lajme
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Lajme
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Lajme
BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

Politikë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori