Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.
Presidenti Thaçi dhe shefja e EULEX-it në Kosovë kanë konstatuar se është finalizuar teksti i letërkëmbimit ndërmjet Kosovës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, që parasheh përfundimin e misionit të EULEX-it në Kosovë në këtë vit.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadoren Papadopoulou për qasjen konstruktive dhe për bashkëpunimin e misionit të EULEX-it dhe të gjitha institucioneve të Bashkimit Evropian.
Ndryshe, nga mesi i qershorit, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX, pritet të ndryshojë mandatin.
Mandati aktual, me përgjegjësi ekzekutive, monitoruese dhe mentoruese nga fusha e sigurisë dhe drejtësisë, këtij misioni i mbaron pikërisht nga 14 qershori, kur edhe pritet të kalojë në mandatin këshillëdhënës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ: Rivotimi nga personat e sëmurë dhe të burgosurit u zhvillua pa probleme
Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotikë dhe posedim armësh – njëri gëlltiti qesen me kokainë gjatë arrestimit
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak, në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251