LAJMI I FUNDIT:

Mesazh emocionues i Michelles, publikon një fotografi të rrallë të ditës së martesës me Barack Obamën

Mesazh emocionues i Michelles, publikon një fotografi të rrallë të ditës së martesës me Barack Obamën
WASHINGTON, DC - FEBRUARY 12: Former U.S. President Barack Obama and first lady Michelle Obama participate in the unveiling of their official portraits during a ceremony at the Smithsonian's National Portrait Gallery, on February 12, 2018 in Washington, DC. The portraits were commissioned by the Gallery, for Kehinde Wiley to create President Obama's portrait, and Amy Sherald that of Michelle Obama. (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

Ish zonja e parë e SHBA-ve, Michelle Obama i është kthyer vitit 1992, kur kishte vendosur t’i jep fund beqarisë.

Ajo kishte pranuar të martohet me tashmë ish-presidentin amerikan, Barack Obamën, me të cilin kurorëzuan lidhjen e tyre disavjeçare me martesë.

https://www.instagram.com/p/BjImCSAgOAO/?taken-by=michelleobama

Michelle ka publikuar një fotografi të rrallë në llogarinë personale në Instagram teksa ka ndarë momentet e para martesës së çiftit.

“Ju nuk mund ta vëreni këtë në fotografi, por Barack, në ditën e dasmës tonë, u zgjua me një dhimbje të tmerrshme të kokës në tetor të 1992. Disi, deri në momentin që u takuam para altarit, ajo u zhduk dhe përfunduam duke vallëzuar gjatë gjithë natës. 25 vjet më vonë, ne ende vazhdojmë të argëtohemi derisa po punojmë shumë për të mbajtur gjallë marrëdhënien tonë”, shkroi Michel në përshkrimin e fotografive.

“Nuk mund ta imagjinoj këtë udhëtim të çmendur me dikë tjetër,” shtoi 54-vjeçarja amerikane.

Fotografia deri më tani ka marrë më shumë se 3.2 milionë pëlqime dhe mesazhe të panumërta urimi dhe mbështetje.

Ndryshe, dyshja ka arritur marrëveshje që të jenë producent të kompanisë filmike Netflix. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BjHhl_lgrQN/?taken-by=michelleobama