LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër 13 personave për incidentin e armatosur në Reçicë të Vogël

Aktakuzë kundër 13 personave për incidentin e armatosur në Reçicë të Vogël

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave për incidentin e armatosur në Reçicë të Vogël, që ndodhi më 5 prill të këtij viti, në të cilin humbi jetën një person dhe disa të tjerë u lënduan.

“Kundër katër personave është ngritur akt prokuror me propozim të vazhdimit të masës së paraburgimit, me të cilin një person ngarkohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Tre persona akuzohen për tentim-vrasje dhe amrëmbajtje pa leje. Prokuroria deri tek Gjykata Themelore e Tetovës ka propozuar që tre të akuzuarit që janë të arrestuar dhe njëri që është në arrati të paraburgosen deri në vendim të plotfuqishëm nga gjykata”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ndërsa kundër 9 personave tjerë Prokuroria ka ngritur aktakuzë për pjesëmarrje në rrahje (për tetë prej tyre Prokuroria ka propozuar që t’u shqiptohet masa e kujdesit, ndërsa për njërin është propozuar paraburgim, pasi bëhet fjalë për shtetas të Shqipërisë).

Nga Prokuroria thonë se aktakuzat janë ngritur në bazë të dëshmive materiale, rezultateve nga hetimet, analizave, gjurmëve biologjike, si dhe inçizimeve të kamerave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori