Sektori privat në Kosovë vazhdimisht është ballafaquar me vështirësi në zhvillimin e bizneseve si nga aspekti doganor ashtu edhe në zhvillimin e mundësive për t’u qasur në tregun ndërkomëtar, mirëpo falë bashkëpunimit të vazhdueshëm mes bizneseve dhe Doganës së Kosovës, barrierat jotarifore, vështirësitë në tregun ndërkombëtar dhe problemet e tjera në ambientin biznesor kanë arritur në një nivel mjaft të ulët. Ky ishte konkluzioni kryesor nga tryeza e radhës e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) e titulluar “Tregtia: Sfidat e sektorit privat”.
Drejtori ekzekutiv i OEAK, Arian Zeka, përmendi partneritetin e vazhdueshëm mes Doganës së Kosovës dhe Odës i cili ka dëshmuar të jetë i dobishëm për komunitetin biznesor në shumë aspekte.
Ai shtoi se ndër institucionet që kanë punuar në lehtësimin e të bërit biznes, Dogana e po ashtu edhe Administrata Tatimore e Kosovës mbeten partnerët të cilët në vazhdimësi kanë ndihmuar në këtë aspekt.
Ndërsa, Avni Krasniqi, kryesues i Komitetit të Tregtisë dhe Doganave të OEAK, tha se problemet e shumta që në të kaluarën bizneset kanë hasur tashmë janë minimizuar përmes këtij bashkëpunimi duke përmendur mes të tjerash se roli i Doganës mbetet kyç në zhvillimin e bizneseve.
Bahri Berisha, drejtor i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, tha se gjatë këtij viti kanë ndërmarrë masa dhe procedura të shumta në lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë dhe janë ende duke punuar në eliminimin e barrierave jotarifore.
Ai tha se është duke u zbatuar heqja e akcizës në produkte të caktuara e cila është duke i ndihmuar mjaft bizneset, duke shtuar edhe faktin e rënies së ankesave nga ana e komunitetit biznesor në raport me Doganën çka tregon se partneriteti mes tyre vazhdon të mbetet në nivel. Mes të tjerash ai po ashtu përmendi edhe dixhitalizimin e procedurave të shumta doganore gjë që ka ndihmuar në zvogëlimin e rasteve të korrupsionit.
Ai ftoi bizneset prezente të paraqesin kërkesat e tyre tek Dogana ku një gjë e tillë do të lehtësonte edhe zhvillimin e bizneseve të tyre në njërën anë dhe përmbushjen e detyrës së Doganës nga ana tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'