LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet anija me thesar në vlerë 17 miliardë dollarë, e fundosur 300 vite më parë (Foto/Video)

Zbulohet anija me thesar në vlerë 17 miliardë dollarë, e fundosur 300 vite më parë (Foto/Video)

Anija spanjolle San Hose, e fundosur në Detin e Karaibeve jo shumë larg bregdetit të Kolumbisë para më shumë se 300 vjetësh, është gjetur me ndihmën e një mjeti autonom nënujor, njoftoi sot Instituti i oqeanografisë WHOI.

Zëvendës presidenti i këtij instituti Rob Munier tha se lajmi ishte mbajtur sekret për tri vjet që nga gjetja, ‘në shenjë respekti’ ndaj Qeverisë së Kolumbisë.


Lokacioni i saktë i anijes konsiderohej për një kohë të gjatë si njëri nga misteret më të mëdha detare.

San Hose gjatë betejës me anijet britanike më 8 qershor 1708 u fundos së bashku me 600 udhëtarë dhe anëtarë ekuipazhi.

Anija kishte me vete edhe ari, argjend dhe smaragd në vlerë 17 miliardë dollarë dhe është çështje e kontestit juridik ndërmjet disa kombeve dhe kompanive private.

Para disa javësh, UNESCO i bëri thirrje Kolumbisë që të mos eksploatojë mbetjet e anijes, lokacioni i saktë i së cilës është sekret shtetëror.  Thesari i paprekur për momentin ndodhet në fund të detit, transmeton AP. /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Fun
Kërkim faljet më të çuditshme

Kërkim faljet më të çuditshme

Fun
Arusha flladitet në një pishinë private në Kaliforni

Arusha flladitet në një pishinë private në Kaliforni

Interesante
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Kalo në kategori