LAJMI I FUNDIT:

Qeveria daneze distancohet nga deklarata e ministres së migrimit- kishte deklaruar se myslimanët që agjërojnë rrezikojnë shoqërinë

Qeveria daneze distancohet nga deklarata e ministres së migrimit- kishte deklaruar se myslimanët që agjërojnë rrezikojnë shoqërinë

Zëdhënësja e qeverisë daneze ka thënë se deklarata e Ministres për Migrim, Inger Stojberg, se kinse myslimanët paraqesin rrezik në vendet e punës gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, nuk është qëndrim i koalicionit qeverisës.

Stojberg të premten pati shkaktuar reagime të ashpra pas deklaratës së myslimanët duhet të marrin pushim gjatë Ramazanit, në mënyrë që të “shmangin pasojat negative të pjesës tjetër të shoqërisë, transmeton Telegrafi.

Ajo ka përmendur si shembull shoferët e autobusëve, efikasiteti i të cilëve mund të rrezikohet për shkak të agjërimit. /Telegrafi/