LAJMI I FUNDIT:

Kryemadhi, thirrje për pjesëmarrje në protestë: “S’ka Zot që e shpëton Ramën”

Kryemadhi, thirrje për pjesëmarrje në protestë: “S’ka Zot që e shpëton Ramën”
Monika Kryemadhi zhvilloi ditën e sotme një takim me kryetarët e LSI-së në rrethe, nga ku i bëri thirrje popullit të bashkohet në protestën e opozitës ditën e shtunë.

Më tej, kryetarja e LSI tha se nuk do të ketë asnjë kompromis me një qeveri të zhytur në trafik dhe korrupsion, siç e quajti ajo.

“Ju e dini se si Edi Rama arriti të fitojë zgjedhjet. Në çdo vend të botës, çdo Kryeministër do të ishte dorëhequr me skandalet e njëpasnjëshme që i kanë ndodhur Edi Ramës”, tha kryetarja e LSI.


Kryemadhi theksoi se Edi Rama nuk është Zot as i drejtësisë dhe as i Shqiptarëve. “E shtuna është dita jonë për t’i treguar Edi Ramës, që asgjë nuk e ndal më popullin nga revolta e tij. Edi Rama nuk është Zot as i drejtësisë dhe as i Shqiptarëve. Nëse Rama do të vazhdojë të kërcënojë shqiptarët me bandat e drogës, fundi i tij do të jetë e shpejt dhe i tmerrshëm. I bëj thirrje të gjithë votuesve të LSI, të ngrihemi dhe ta rrëzojmë Edi Ramën. Nuk ka as njeri dhe as zot që mbron Edi Ramën”, tha Kryemadhi. /Top Chanel/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori