LAJMI I FUNDIT:

Hartohet projekti zbatues për furnizim me ujë të pijshëm të Orllanit

Hartohet projekti zbatues për furnizim me ujë të pijshëm të Orllanit

Kryetari i  Podujevës, Agim Veliu dhe Ilir Abdullahu – kryeshef ekzekutiv i Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” kanë nënshkruar sot Marrëveshje bashkëpunimi për hartimin e Projektit zbatues për furnizim me ujë të fshatit Orllan nga Fabrika e Përpunimit të Ujit deri te konsumatorët.

Veliu me këtë rast tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është edhe një hap drejt realizimit të projektit me të cilin zgjidhet çështja e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e Orllanit dhe fshatrave përreth.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, KRU “Prishtina” me stafin e saj harton projektin ideor duke caktuar pikat e kyçjes në furnizim, kthinën për stacion pompimi dhe lokacionin potencial për rezervuar.


Gjithashtu KRU “Prishtina” do të caktojë një zyrtar për komisionin e vlerësimit të ofertave dhe vlerësimit të projektit dhe do t’i bëjë kontrollin e projektit të harmonizuar me zyrtarët komunalë.

Ndërsa, Komuna e Podujevës në bazë të memorandumit, siguron zotimin e mjeteve financiare në shumë prej 22,000 euro për hartimin e projektit zbatues, si dhe kryen procesin e tenderimit dhe cakton komisionin e hapjes dhe vlerësimit të tenderit.

Realizimi i projektit të furnizimit me ujë të pijshëm të fshatit Orllan do të financohet nga Komuna e Podujevës, KRU “Prishtina” dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori