LAJMI I FUNDIT:

Kompania ajroje që barti turqit e deportuar gënjeu autoritetet kosovare

Kompania ajroje që barti turqit e deportuar gënjeu autoritetet kosovare
Students of Mehmet Akif College in Kosovo protest the arrest and deportation of their teachers in Kosovo capital Pristina on Thursday, March 29, 2018. Kosovo police have arrested and deported to Turkey six Turks a doctor and five teachers working with a group of schools owned by the cleric who Turkish President Recep Tayyip Erdogan blames for an attempted coup two years ago. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Drejtori i Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj ka bërë të ditur se kompania ajrore me të cilën u deportuan gjashtë shtetasit turq kishte gënjyer institucionet e kosovare për qëllimin e fluturimit.

Gjonbalaj tha se leja ishte kërkuar për fluturim komercial duke thënë se institucioni që ai drejton nuk është i përfshirë drejtpërsëdrejti në këtë proces.

“Ne e dimë se kërkesa për fluturim është bërë në Ministri të Infrastrukturës si fluturim komercial, kompania ka gënjyer për qëllimin e fluturimit”, ka deklaruar Gjonbalaj gjatë raportimit për vitin 2017 para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike.


Gjonbalaj po ashtu tha se janë duke shikuar mundësinë e ndërmarrjes së masave ndaj kompanisë e cila bëri transportimin e gjashtë qytetarëve turq që jetonin në Kosovë të cilët e deportuan më kërkesë të Turqisë, pasi akuzoheshin për pjesëmarrjen në tentim grushtshtetin e vitit 2016.

Gjonbalaj tha se kompania Birlesik Insaat mund të përballet me një dënim deri në një milion euro.

Më 29 mars, me kërkesë të autoriteteve turke, Policia e Kosovës kishte arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë qytetarë turq, pesë prej tyre punonjës në shkollën “Mehmet Akif”, ndërsa i dëbuari i gjashtë ishte mjek turk.
Për këtë deportim, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës patën deklaruar se nuk kanë qenë të informuar paraprakisht.

Autoritetet e sigurisë në Kosovë, ndërkaq, i kishin depërtuar ata nën arsyetimin se këta persona paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, fillimisht ua revokuan të njëjtëve të drejtën e qëndrimit dhe më pas i deportuan nga Kosova për në Turqi, në bashkëpunim me inteligjencën turke.

Pas deportimit të tyre, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte liruar nga ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj, dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, në pozitën e të cilit pak javë më vonë u emëruar ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë i përkasin Institucionit Arsimor Gylistan. Ky i fundit ka kopshte, institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme në gjithë Kosovën. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori