LAJMI I FUNDIT:

Në Gjykatën e Shkupit sot merret vendim për lëndën “Treqind”

Në Gjykatën e Shkupit sot merret vendim për lëndën “Treqind”

Në gjykatën penale sot do të caktohet gjykimi për lëndën “Treqind”, në të cilin akuzohet ish-ndihmës ministri për punë të jashtme Gjoko Popovski për keqpërdorimin e detyrës zyrtare në lidhje me blerjen e 300 veturave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e kaluar mbaruan fjalët e prokurorëve nga Prokuroria Speciale Publike dhe të mbrojtjes.


PSP kërkon nga gjykatësi dënim për Popovski për veprën për të cilën ai është i akuzuar, për të cilën parashihet dënim me burg nga katër deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Ndërsa mbrojtja kërkon lirimin e Popovskit nga akuzat. /Telegrafi/