LAJMI I FUNDIT:

Pence paralajmëron Kim Jong-un: Mos luaj me Trumpin!

Pence paralajmëron Kim Jong-un: Mos luaj me Trumpin!

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence paralajmëroi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un që të mos përpiqet të mashtrojë presidentin Donald Trump nëse ata takohen muajin e ardhshëm.

Pence tha se një lëvizje e tillë do të ishte një gabim i madh nga lideri koreano-verior.

Komentet e Pence vijnë ndërsa mediat amerikane raportojnë se nëpunësit e administratës Trump po bëhen gjithnjë e më skeptikë për mundësinë e zhvillimit të takimit mes dy liderëve, megjithëse përgatitjet vazhdojnë.


Pence, në intervistën e tij për “Fox News”, tha se nëse Koreja e Veriut nuk bën një marrëveshje bërthamore, ajo mund të përfundojë si Libia, duke kërcënuar hapur regjimin e Penianit.

Ish-lideri i Libisë, Muamar Gadafi bëri një marrëveshje me Perëndimin në vitin 2003 për t’i dhënë fund programit të tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve dhe 8 vjet më vonë u vra nga rebelët që mbështeteshin nga Perëndimi.

“Ne shpresojmë për një zgjidhje paqësore. Presidenti është i hapur për zhvillimin e samitit dhe do të vazhdojë në këtë rrugë, pa ndryshuar pozicionin për çarmatosje të plotë bërthamore dhe pa hequr dorë nga fushata ekstreme e presionit që po ushtrojmë”, theksoi Pence.

Zëvendëspresidenti tha gjithashtu se Trump është i gatshëm të braktisë takimin, pasi nuk shqetësohet për marrëdhëniet me publikun, por për paqen.

Sipas “New York Times”, Presidenti amerikan po pyet të gjithë këshilltarët e tij nëse duhet të vazhdojë me planin për t’u takuar me Kim Jong-unin apo jo. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Evropa
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Kalo në kategori