LAJMI I FUNDIT:

Konjufca flet për ata që u larguan: VV-ja është sport i rëndë për disa

Konjufca flet për ata që u larguan: VV-ja është sport i rëndë për disa

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka shpjeguar se si e ka parë ai përçarjen e Vetëvendosjes, të cilën e ka quajtur “aksident e jo ndarje”.

“Kur ndodh një diskutim dhe mospajtim në çfarëdo kontesti; nga familja e te shteti, atëherë logjika e popullit zakonisht është kush e ka mirë edhe kush e ka gabim, kush është racional dhe kush është krejtësisht irracional? Kush është përgjegjës dhe kush nuk është?”, ka pohuar Konjufca, në Zona B në Klan Kosova.

“Nëse e analizon VV-në me të tillë regjistra, atëherë mendoj se populli është përcaktuar dhe ky aksident që i ka ndodhur Vetëvendosjes është i rikuperueshëm, është i kthyeshëm si dëm. Ndarja nuk ishte ideologjike, kemi bërë shumë përpjekje për pajtim, dhe si njëri nga negociatorët për pajim, tashmë jam i bindur se ka qenë një mosdurim irracional nga ana e tyre për një figurë të Vetëvendosje që është Albin Kurti”, tha ai.


“S’e kuptoj as sot përse ai konflikt aq i madh me Albin Kurtin. Kam pasur mospajtime me Kurtin edhe vet, por jo që ta shkatërrojmë Vetëvendosjen. Po të isha i tillë do të dyshoja në vetveten. Unë e kam mbrojtur Vetëvendosjen, jo Albinin. Për qytetarët e Kosovës nuk qenka i rrezikshëm e për Dardanin qenka i rrezikshëm a”.

“Por, Vetëvendosja është sport i rëndë për disa. Ata mendojnë se është rrugë e gjatë me sakrifica dhe kanë dashur një ‘shortcut’”, tha Konjufca.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori