Ky burrë nuk i lau dhëmbët për 20 vjet, tani dentisti ia ka kthyer buzëqeshjen (Video)
Prindërit, dentisti dhe mësuesja, iu kanë kërkuar që t’i lani dhëmbët së paku dy herë në ditë, në mënyrë që të mbroheni nga dëmtimi dhe të keni një buzëqeshje të bukur. Në të kundërtën, po që se nuk i lani dy herë në ditë – së paku nga pesë minuta – do të keni një gojë përplot me dhëmbë të thyer dhe të kalbur, diçka si ky njeri.
Jay është 21-vjeçari nga Britania e Madhe, që u bë pjesë e emisionit “Embarrasing Bodies” shkaku i gjendjes së mjerueshme të gojës, si pasojë e mungesës së higjienës orale, të gati gjithë jetës së tij, transmeton Telegrafi.
“Gjatë viteve, kam ngrënë ushqime të gabuara dhe shumë pije të gazuara, ndërsa kurrë nuk i kam larë, aq më pak t’i pastroj me perin dental”, ka thënë ai.
Për fat të keq, injorimi i brushës bëri që në dhëmbë t’i krijohej “tartar, shtresime të ushqimit dhe mundësi të mbledhjes së shumë baktereve”.
Kjo ia ka dëmtuar vetëbesimin dhe i pamundësoi të ndjekë ëndrrën, që të bëhet fizioterapist.
“Më vjen turp t’i them dikujt të kujdeset për vetën, kur unë nuk i kam si duhet dhëmbët e mi”, ka shtuar ai.
Për këtë arsye, Jay u bë pjesë e emisionit, ku nëpërmjet dentistit James Russell, iu rregulluan dhëmbët për t’ju kthyer buzëqeshja.
Dëmtimi në masë të madhe dhe krijimi i tartarit, ka bërë që atij t’i hiqen 11 dhëmbë dhe t’i zëvendësohen me implante.
Pas pesë muajsh punë dentare, ai më në fund ka një buzëqeshje si duhet dhe ka nisur t’i kthehet vetëbesimi.
Me këtë që i ka ndodhur Jay, inkurajohen të gjithë që t’i lajnë dhëmbët së paku dy herë në ditë, në mënyrë që të kenë dhëmbë të shëndoshë. Jo gjithçka është e kthyeshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin
Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura
Kërkim faljet më të çuditshme
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës
Arusha flladitet në një pishinë private në Kaliforni
Kishte ngecur me veturë në zonën malore në Queensland, një shofer ndalet për ta ndihmuar – këputet litari gjatë tërheqjes dhe mjeti pa shofer përfundon në humnerë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'