LAJMI I FUNDIT:

Panucci zbulon listën e lojtarëve për ndeshjet me Kosovën dhe Ukrainën

Panucci zbulon listën e lojtarëve për ndeshjet me Kosovën dhe Ukrainën

Kosova dhe Shqipëria do të takohen në miqësoren e majit në Zurich të Zvicrës.

Tashmë trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka bërë publike listën e lojtarëve që ka grumbulluar për takimin ndaj Kosovës dhe Ukrainës.

Italiani ka ftuar 24 futbollistë, ku së bashku me stafin përcjellës do të udhëtojnë për në shtetin ziceran më 26 maj (e shtune).


(Getty Images)

Rikthehen sërish në skuadrën kombëtare futbollistët Armando Vajushi dhe Emanuele Ndoji, që janë vlerësuar për tu grumbulluar për këto dy ndeshje.

Ndeshja e parë miqësore e ekipit kombëtar do të luhet në Zyrih, në datë 29 maj, në orën 20:00 me Kosovën, ndërsa takimi i dytë me kombëtaren e Ukrainës do të luhet në Evian (Francë) në datë 3 qershor.

Lista e futbollistëve të grumbulluar. /Telegrafi/