LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Projektkodi Penal i Kosovës

Miratohet Projektkodi Penal i Kosovës

Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektkodin Penal të Kosovës, i cili para anëtarëve të këtij komisioni e ka prezantuar ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri.

Tahiri tha se ky Projektkod është në harmoni me standardet dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian, dhe kanë qenë tri parime themelore për të krijuar këtë Kod Penal.

Ai tha se më këtë dokument po i japin Kosovës një fuqizim për luftimin e krimit dhe korrupsionit.


“Në rastin konkret, ky projektkod mbulon dënimet që ndërlidhen me korrupsion për luftuar dhe parandaluar korrupsionin, si dhe krimin e organizuar. Ky Kod përveç që përmbush kërkesat e BE, është edhe kriter për liberalizimin e vizave”, theksoi Tahiri.

Sipas tij, ky projketkod duhet të bëhet në kohën më të shpejtë, deri në fund të qershorit. Ai tha se është e nevojshme ndoshta krijimi i një Gjykate Speciale, për lëndë të cilat dalin nga Prokuroria Speciale.

Gjatë shqyrtimit të parë të Projektkodit, kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu e ka pyetur ministrin Tahiri nëse ky projektkod është kusht për liberalizimin e vizave.

“Edhe nëse hyn në fuqi Ky Projektkod prapë do të ketë korrupsion, sepse pa u bërë ligji Antimafia nuk ndalet krimi i organizuar”, ka thënë deputetja Haxhiu. Hajdar Beqa anëtar i Komisionit duke vlerësuar si pozitive parashkrimin e veprave, ka kërkuar një dinamikë më të madhe për zgjidhjen e lëndëve nga gjykatat. Anëtari i Komisionit nga Nisma Bilall Sherifi tha se këto ndryshime janë shumë për një kohë kaq të shkurtër kohore.

Mirëpo, edhe Sherifi kërkojë të dijë nëse i njëjti është kusht për liberalizimin e vizave. Sami Kurteshi nga Vetëvendosje tha se mungon një analizë e brendshme e krejt tekstit, në aspektin gjuhësor. Ai propozoi që të rishikohet me shumë kujdes ky Projektkod. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Partitë politike, fushata zgjedhore e mediat ‘në llupën” e BE-së, flet Nathalie Loiseau, shefe e misionit për zgjedhje

Partitë politike, fushata zgjedhore e mediat ‘në llupën” e BE-së, flet Nathalie Loiseau, shefe e misionit për zgjedhje

Politikë
​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Ndotja e lartë e ajrit, IKSHKP del me rekomandime se si të veprojmë për ta reduktuar rrezikun

Ndotja e lartë e ajrit, IKSHKP del me rekomandime se si të veprojmë për ta reduktuar rrezikun

Lajme
Kalo në kategori