Shqipëria ka një nga flotat më të vjetra të automjeteve në rajon. Zyrtarisht sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për katër mujorin e 2018-së, për çdo makinë të re të importuar janë futur 16 të tjera të përdorura.
E njëjta tendencë ka qenë edhe në tre vitet e fundit. Raportet mes importit të autoveturave të reja dhe atyre të përdorura është me diferencë të madhe.
Nga rreth 10 vjet që është mosha mesatare e makinave në Bashkimin Evropian, në vendin tonë kjo moshë është gati 20 vjeçare. Mbi 80 për qind e automjeteve janë prodhime para vitit 2007. Mosha e lartë e mjeteve motorike që qarkullojnë në Shqipëri ka si problem kryesor ndotjen e mjedisit nga emetimi i gazrave.
Ne 2016-në, 27 për qind e mjeteve me benzinë ngelën në testin e kolaudimit për tejkalim të normave të emetimit të gazrave.
Aktualisht në vendin tonë nuk ka ndonjë pengesë për importin e mjeteve të vjetra, mjaftojnë që ato të mos kalojnë disa parametra për ndotjen.
Por sa më i vjetër të jete mjeti aq më e lartë është norma e lejuar e ndotjes. Sipas SGS, këto janë shifrat me nivelet zyrtare të miratuara nga qeveria. Duke marrë si shembull mjetet me benzinë, mbetjet e gazrave lejuara janë 4.5 për qind të volumit për makinat prodhim i viteve para 1986, dhe 3.5 për qind për mjete prodhim nga viti 86 deri në 93, e kështu me radhë për të arritur deri ne ditët e sotme me 0.2 për qind të volumit për autoveturat të prodhuara pas viti 2002. Pra, shihet qartë se normat tolerojnë më shumë mjetet e vjetra, shkruan TCH.
Ndërkohë që edhe diferencimi në taksim që teorikisht duhet të dekurajonte futjen e makinave me moshë të madhe është thuajse i papërfillshëm. Pasi duke llogaritur kosto çmim-blerje dhe taksa leverdia është më e madhe. Importi i mjeteve në vendin tonë është krejtësisht i liberalizuar. Madje me zhvillimin teknologjik kushdo mund të porosisë një makine online.
Aktualisht shtete si Zvicra, Gjermania apo vendet nordike që kanë një ndjeshmëri të larte ndaj çështjeve mjedisore kanë programuar që në pak vite të nxjerrin nga qarkullimi mjetet me naftë dhe të favorizojnë motorët hibridë dhe elektrikë.
Por në çfarë drejtimi po ecën Shqipëria, e cila brenda pak kohesh mund të përballet me një fluks të madh mjetesh që do dalin nga qarkullimi nga këto shtete, sidomos Gjermania, për shkak të ndotjes. Deri tani asnjë kufizim për futjen e mjete e vjetra, apo lehtësira nga ana tjetër që qytetarët të drejtohen drejt mjeteve të reja. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!