LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq zyrtarisht merr detyrën si president i Malit të Zi

Gjukanoviq zyrtarisht merr detyrën si president i Malit të Zi

Presidenti i ri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq sot ka dhënë betimin para deputetëve të Kuvendit me këtë rast mori detyrën në këtë post.

Gjukanoviq dha betimin në Cetinë, në ditën kur paraardhësit të tij Filip Vujanoviq i skadon mandati.

“Betohem me nderin tim në Kushtetutën e Malit të Zi se detyrën e Presidentit të Malit të Zi do ta kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi për të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Si President i shtetit, unë do ti përkushtohem ruajtjes së pavarësinë dhe sovranitetit të Malit të Zi dhe afirmimin e tij si një shtet civil, demokratik, ekologjik dhe shtet i të drejtave sociale bazuar në sundimin e ligjit”, tha Gjukanoviq, përcjell Telegrafi.


Përveç deputetëve, në seancën ceremoniale në Shtëpinë e Qeverisë në Cetinë morën pjesë ish-Presidentët e Malit të Zi, Parlamentit dhe Qeverisë, zyrtarët më të lartë shtetërorë dhe krerët e institucioneve shtetërore.

Në seancë morën pjesë anëtarë të qeverisë, personalitete fetare, rektorë universitarë, anëtarë të trupit diplomatik, ambasadorë jo-rezidentë, përfaqësues ushtarakë të mbrojtjes dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Milo Gjukanoviq bëhet president i Malit të Zi
Lexo po ashtu Milo Gjukanoviq bëhet president i Malit të Zi

Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 15 prill, Gjukanoviq fitoi 53.9 për qind të votave. Ai do ta ushtrojë këtë funksion për pesë vite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori