LAJMI I FUNDIT:

Tetova feston – Shkëndija kampion, Ballistët në ekstazë

Tetova feston – Shkëndija kampion, Ballistët në ekstazë

Pas shtatë vitesh pritje, Kuq e Zinjtë e Tetovës arritën që të shpallen kampionë të Maqedonisë në futboll për sezonin 2017/2018, duke grumbulluar plot 91 pikë, nga 36 ndeshje.

Shkëndija arriti që të fitojë në 29 ndeshje, të humbë  tri, kurse katër ndeshje dolën barazim, njofton Telegrafi Maqedoni.


Vetëm pas rikthimit të Qatip Osmanit në ulësen e trajnerit, ekipi tetovar arriti që ta ripërsëritë suksesin e sezonit 2010/2011, kur për herë të parë në histori të saj, u shpall kampion i Maqedonisë.

Në ndeshjen e sotme (e diel) kundër Pelisterit që u zhvillua në Tetovë, Shkëndija fitoi me rezultat 4-0.

Nikoqirët kanë mundur të krijojnë epërsi të hershme falë një penalltie të akorduar në favor të tyre, mirëpo Besart Ibraimi nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Pa përfunduar pjesa e parë, ekipi nga Tetova e zhbllokoi rezultatin me golin e Mevlan Adilit (45’+1).

Kuq e Zinjtë e gjetën rrjetën edhe në fraksionin e dytë, kësaj radhe realizoi Stenio Junior (47′).

Ferhan Hasani e shënoi golin e tretë të Shkëndijës (78′), ndërsa nga minuta e 79-të nisi festa e tifozëve, gjë që përkonte edhe me vitin e themelimit të klubit.

Kampioni i ri i Maqedonisë nuk u ndal me kaq, por realizoi edhe golin e katërt. Ishte sërish Hasani që u tregua i saktë nga pika e bardhë (83′). Në këtë mënyrë Shkëndija ka kaluar shifrën prej 100 golash në kampionat.

Spektakli nuk ka munguar, pasi që Ballistët dhe dashamirët e Shkëndijës, kishin përgatitur një program mjaft eksplodues.

Shkëndijën e presin përballjet për kualifikim në Ligën e Kampionëve, ku së shpejti pritet të njihet me kundërshtarin e saj.

Të rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ekipi Kuq e Zi del në gara evropiane, por një kualifikim në fazën finale nuk ka ndodhur ende./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori