Gazetar serb Stefan Cvetkoviq, nga Bela Crkva, ka deklaruar se gjatë kthimit të tij nga Kosova, është ndaluar dhe është intervistuar për gjashtë orë në stacionin e policisë në pikëkalimin kufitar në Jarinë.
Ai ka thënë se nga Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar të Jarinës ka marrë konfirmim me shkrim se është mbajtur në stacion policor në afërsi të kufirit, për t’u marrë në pyetje me urdhër të prokurorit special, i cili është duke hetuar vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Cvetkoviq të shtunën në mëngjes nga Serbia kishte hyrë në Kosovë, siç tha ai, sepse është duke punuar në hulumtimet lidhur me vdekjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa Policia e Kosovës kishte lëshuar vendim për ta mbajtur në pikëkalimin kufitar.
“Ata nuk kishin asnjë mënyrë tjetër për të ardhur tek unë, pasi ata kishin vënë re se kam kontaktuar me disa njerëz që janë në interes të tyre për hetim”, i ka thënë Cvetkoviq agjencisë Beta, përcjell Telegrafi.
Ai tregoi se tashmë ka kaluar në Serbi dhe se ishte “përsëri i lirë”.
“Zyrtarët policorë më kërkuan falje dhe më shoqëruan në pikëkalimin kufitar. E vetmja gjë e pakëndshme ishte se më mbajtën aq gjatë në paqartësi, derisa erdhi ekipi i prokurorit nga Prishtina”, tha Cvetkoviq, duke shtuar se ka marrë një kopje të vendimit të për marrje në pyetje.
Cvetkoviq tha sot më parë se ai ishte mbajtur në stacionin e policisë në pikën e kalimit të Jarinës për gjashtë orë dhe u pyet për të bërë një deklaratë dhe informacion në lidhje me vrasjen e një politikani të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Gazetari serb Stefan Cvetkovic u bë i njohur për publikun pasi u dënua me më shumë se dy vjet burg sipas akuzave të zyrtarëve të Partisë Progresive Serbe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë