Pas një defekti gati se një muaj, sërish është vënë në funksion Stacioni për ngarkim dhe shkarkim që ndodhet në rrugën Tetovë-Trebosh. Kjo kishte bërë që edhe grumbullimi i mbeturinave të shënon ngecje në qytet, shkruan gazeta Koha. Vonesat kanë bërë që në shumë pjesë të qytetit të Tetovës të hasen kontejner të stërmbushur me mbeturina.
Por nga Ndërmarrja Publike Komunale janë kategorik se nuk ka vonesa por në shumë pjesë të qytetit mbeturinat merren edhe nga dy herë brenda ditës. Kjo situatë është vërejtur edhe përgjatë rrugës së Spitalit ku disa kontejner kanë qenë ende të pa pastruar. Por, ajo që bie në sy është se pjesa dërmuese e këtyre mbeturinave nuk e kanë vendin në këta kontejner. Kreu i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetova, Xhelal Ceka, thotë se mbeturinat merren në disa rrugë kryesore dhe nga dy herë për shkak se krijohen sërish.
“Ne kemi pritur që të vjen pjesa nga Kroacia që është dashur të riparohet dhe kjo na ka marrë kohë, por brenda qytetit nuk kemi probleme sepse i kemi marrë mbeturinat në kohë madje në disa lagje edhe nga dy herë në ditë i grumbullojmë”, thotë Ceka. Megjithatë krahas tërë kësaj situate jo rrallë herë kontejnerët janë përplot me mbeturina. Drejtori Ceka shprehet se në këtë periudhë ka filluar që të ketë më shumë mbeturina prandaj edhe dalin në teren nga dy herë.
“Ne këtë periudhë në bulevardet kryesore, por edhe në lagje tjera mbeturina deri në orën 13.00 ka shumë dhe më pas stabilizohet situata. Por ne jemi të detyruar që të marrim nga dy herë në këtë periudhë sepse stërmbushen shumë me mbeturina”,deklaroi Ceka. Sipas tij, në Tetovë brenda ditës grumbullohen sasi e madhe e mbeturinave. Aktualisht në Tetovë grumbullojmë rreth 250 ton mbeturina brenda ditës. Kjo sasi pritet të rritet nga dita në ditë në sezonin që pason sidomos gjatë verës.
“Kjo sasi dyfishohet gjatë verës kur kthehen mërgimtarët dhe kemi dukshëm shtim të popullatës dhe me këtë automatikisht rritet edhe sasie e mbeturinave si në qytet po ashtu edhe në vendbanimet përreth”, tha ai. Përndryshe, mbeturinat nga rajoni i Pollogut vazhdojnë të mos transportohen në deponinë Rusino të Gostivarit.
Gjatë kohës kur Stacioni për ngarkim dhe shkarkim që ndodhet në rrugën Tetovë-Trebosh ka qenë në defekt, grumbullimi i mbeturinave është kryer me shumë vështirësi, pasi që është dashur që mbeturinat të transportohen direkt në Drislla derisa është rregulluar defekti në këtë stacion ngarkim shkarkim. Tashmë mbeturinat transportohen për në deponinë Drislla, që është shumëfish më e shtrenjtë për shkak të distancës dhe përderisa nuk merr epilog deponia në Gostivar-Tetova dhe Komunat e Pollogut do të dërgojnë mbeturina në Drislla dhe kjo në masë të madhe ndikon që komunat të mos mund të menaxhojnë mirë me mbeturinat në këtë rajon që ka rreth 170 mijë banorë.
Gjatë verës së vitit të kaluar ky stacion u lëshua në përdorim. Në atë kohë u theksua se pas fazës së parë do të ketë edhe faza tjetër që është selektimi i mbeturinave por kjo ende nuk ka filluar./koha/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMinistri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës