LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Diana Kastratit përkujton vajzën e saj në shtatë vjetorin e vrasjes

Nëna e Diana Kastratit përkujton vajzën e saj në shtatë vjetorin e vrasjes

Dje u bënë 7 vite që nga vrasja e Diana Kastratit dhe ende personi i dyshuar për këtë vepër nuk ka arritur të kapet nga autoritetet e vendit.

Në një shkrim, nëna e të ndjerës, Makfire Kastrati, ia ka kushtuar vajzës së saj të vrarë disa vargje mjaft drithëruese.

Diana Kastrati dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Adnan Jashari në pikë të ditës, disa metra larg shtëpisë së saj.


Adnan Jashari ende nuk është kapur nga organet e ndjekjes dhe drejtësisë kosovare. Diana Kastrati la një vajzë të moshës së re.

Ky është shkrimi i nënës së Diana Kastratit, Makfire Kastrati:

Me e madhja ime, Diana ime….

Sonte 7 vite, ishe shtrir aty, e merzitur e ne heshtje…

Kaloje periudhe te veshtire, e dija nana qe diqka te mundonte, nuk guxoja as te pyes cka s’eshte ne rregull. Nuk guxoja se e dija qe nuk kishe diqka te mire per tme thene.

Dikur te veta “qka ki bre none” e me tha pa me shiku ne sy “mam mtha ski me pa qiken mo, po hajt mam se ai qashtu fol, mos i bo marak ti”.

Eh moj non, qysh mos me u bo marak nona….

Mundohesha vetem te vija nga mrapa, te behesha hije jote, te ndjeja ate qe ti ndjeje.

Sonte 7 vite shkove per te fjetur, desha te vij te te puthe, si ather kur te kisha bebe.

Kur ishe bebja e pare e mamit, kur me bane nane, ky titull i madhnishem.

Sonte 7 vite me pare, do te doja te kisha perqafuar shume… fuqishem… aq shume sa te ngihesha gjithe jeten tani pa ty.

Ehh… a ka nane qe ngihet me evlad?

Sonte 7 vite me pare, une nuk e dita qe eshte nata e fundit e jotja ne kete bote. Eh… si mund te jetoj nana pa evlad, nje nane mundet me imagjinue.

Nje nane mundet me imagjinue, me u rrenqeth e prej frikes me u zgju n’kame per me e perhumb mendimin.

A ka dhimje me te madhe, shtri duart nga qielli, lutem e lutem…. lutem Diane, lutem veq edhe nje here te shoh.

Ne mengjes erdha te te zgjoj nga gjumi, erdha te them zgjohu me shku ne fakultet, se e ardhmerja jote ka me qen e ndritur.

Une u pendova gjithe jeten Diane, qe te zgjova nga gjumi. Po sikur mos te kisha zgjuar, sikur mos te kishe dalur nga shpia at dite… a do ishe me mamin sonte?

Neser do vi te varri te te sjell lule, lulja mamit, a ka me vshtir o Zot….

Do te te sjell lulet ma t’bukra per ma te bukuren e nanes.

E cila nane kishte me qen e fort?

Eh Diane, 7 vite neser te percolla ne amshim, 7 vite u banen nane kur ste kame pas ne shpi Diane. A mke pa Diane si i kame kalu kto te shkretat dite e nete pa ty, a me ke pa Diane qe mami cdo dite qane per ty.

Eh cilla nane skish qajt….

Gezim Donika Dafina Arben Andrit.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Prishtina
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Lajme
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Lajme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Kalo në kategori