LAJMI I FUNDIT:

Besa shkëlqeu në koncertin e divave: Skena është këndi im i lojërave

Besa shkëlqeu në koncertin e divave: Skena është këndi im i lojërave
Foto: Besa/Instagram

Më datë 16 maj në pallatin e Kongreseve në Tiranë është mbajtur një mega koncert, i quajtur “Diva Show”.

Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa e Besa Kokëdhima kanë qenë yjet që kanë shkëlqyer në këtë mbrëmje, duke kënduar për publikun këngët e tyre më të suksesshme ndër vite.

Ndërkohë, Besa ka qenë ajo e cila ka rrëmbyer vëmendjen me dukjen e saj plot glamur në këtë mbrëmje.


https://www.instagram.com/p/Bi7DAC2n3kD

Ajo ka ndarë së fundmi me fansat në rrjetin social Instagram disa fotografi nga nata e 16 majit, ku shfaqet mjaft elegante me fustan të zi dhe pamjen e saj prej bruneje.

Për dukjen e këngëtares atë natë është kujdesur stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti.

https://www.instagram.com/p/Bi5JRqDHLSa

“Skena është këndi im magjik i lojërave”, ka shkruar Kokëdhima në mbishkrimin e njërës prej fotografive, duke iu referuar kështu koncertit “Diva”, të cilin e cilëson si një ndër më të suksesshmit në karrierën e saj.

https://www.instagram.com/p/Bi661OqH8v8

Besa është shumë aktive edhe me prurje të reja në muzikë, ndërsa pritet që gjatë muajve të nxehtë të prezantojë një tjetër këngë të re për fansat. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bi64gfxnj4n