LAJMI I FUNDIT:

Studentë të Kolegjit ILIRIA vizitojnë në Mitrovicë kompaninë “Hirona Mushroom” priten nga kryetari i Mitrovicës

Studentë të Kolegjit ILIRIA vizitojnë në Mitrovicë kompaninë “Hirona Mushroom” priten nga kryetari i Mitrovicës

Studentë të Kolegjit ILIRIA, shoqëruar nga profesorë dhe disa anëtarë të stafit, vizituan mjediset e kompanisë “Hirona Mushroom” në Mitrovicë, ku u pritën nga udhëheqësit e kompanisë dhe nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri.

Kolegji Iliria, në një deklaratë, shpreh mirënjohje për pritjen rezervuar studentëve.


“Ne besojmë që të parët mësohen të qëndrojnë në krye. Prandaj bashkëpunojmë me kompani lider në sektorët e tyre. Kompania “Hirona Mushroom” është një histori suksesi dhe studentët mundën të shihnin nga afër punën dhe menaxhimin e kompanisë dhe për këtë jemi mirënjohës,”shkruhet në deklaratë.

Gjatë vizitës studimore, studentët e Kolegjit ILIRIA u takuan dhe me kryetarin e komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, i cili i rezervoi një pritje të ngrohtë dhe të afërt.

“Hirano Mushroom LLC” njihet si i vetmi prodhues i kërpudhave ekzotike, shiitake në Evropën Juglindore, përkushtuar për të sjellë kërpudha të kualitetit të lartë në tregjet e Evropës, Azisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mjediset e kompanisë, studentët u informuan për funksionimin, organizimin, procesin e prodhimit, pajisjet, strukturën operacionale, procesin e furnizimit dhe të shpërndarjes së produkteve të prodhuara me cilësi dhe standardenga “Hirano Mushroom”.

Qëllimi i këtyre vizitave të studentëve të Kolegjit Iliria është të mundësohet qasje e afërt dhe përvojë praktike rreth aktiviteteve të ndryshme të kompanive lider.

Këto njohuri dhe aktivitete, Kolegji ILIRIA shprehet se beson se mund t’u japin studentëve ide, nxitje dhe krijimtari në rrugën e formimit të tyre. “Qoftë nëse do të jenë menaxherë, apo ndërmarrës të ardhshëm, Kolegji ynë do të qëndrojë pranë secilit/ës student/e në rrugën e tyre drejt të bërit të parët,” thuhet në deklaratën e Kolegjit ILIRIA.

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori