LAJMI I FUNDIT:

Assad takon Putinin në Soçi

Assad takon Putinin në Soçi

Presidenti sirian, Bashar al-Assad është nisur të enjten drejt rezidencës së homologut të tij rus, Vladimir Putin në Soçi për të biseduar rreth konfliktit sirian, ka njoftuar Kremlini.

Prej nisjes së luftimeve në Siri më 2011, Assad ka udhëtuar rrallë, mirëpo megjithatë ka bërë tri vizita publike në Rusi dhe në secilën prej tyre është takuar me Putinin, transmeton Reuters.

Rusia është përfshirë në luftën në Siri më 2015, duke kthyer konfliktin në favor të Assadit.


Gjatë takimit, Assad ka uruar Putinin për mandatin e tij të ri si president dhe ka falënderuar ushtrinë ruse për mbështetjen e saj në Siri.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se takimi i paparalajmëruar është zhvilluar të enjten.

Rusia ka deklaruar se ka intervenuar në Siri për të mposhtur ekstremistët islamistë, të cilat kanë kontrolluar disa pjesë të këtij shteti.

Kritikët e veprimeve të Rusisë, në mesin e tyre Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, deklarojnë se ajo është duke mbështetur një qeveri që ka humbur legjitimitetin dhe se sulmet ajrore janë duke lënë të vdekur numër të madh të civilëve.

Kremlini ka cituar Putin të ketë përgëzuar liderin sirian për siç është thënë suksesin e madh të arritur nga ushtria siriane. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Botë
Duartrokitje të shumta për Von der Leyen pasi ajo kritikoi Orbanin për “miqësinë me Putinin”, në fjalimin e zjarrtë në Parlamentin Evropian

Duartrokitje të shumta për Von der Leyen pasi ajo kritikoi Orbanin për “miqësinë me Putinin”, në fjalimin e zjarrtë në Parlamentin Evropian

Evropa
Biden e quajti Netanyahun 'gënjeshtar' për sjelljen e tij në Gaza, zbulon libri i ri i gazetarit të njohur amerikan

Biden e quajti Netanyahun 'gënjeshtar' për sjelljen e tij në Gaza, zbulon libri i ri i gazetarit të njohur amerikan

Botë
Banorët e Floridës përballen me 'çështjen e jetës apo vdekjes' ndërsa uragani Milton po afrohet me shpejtësi

Banorët e Floridës përballen me 'çështjen e jetës apo vdekjes' ndërsa uragani Milton po afrohet me shpejtësi

Amerika
'Planet për të goditur Iranin' në agjendë, në bisedën e Biden me kryeministrin izraelit

'Planet për të goditur Iranin' në agjendë, në bisedën e Biden me kryeministrin izraelit

Botë
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington

Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington

Botë
Kalo në kategori