LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë kontrollet policore ndaj motoçiklistëve në Tetovë

Vazhdojnë kontrollet policore ndaj motoçiklistëve në Tetovë

Shoferë pa leje përkatëse për ngasje me motor, pa kaskë mbrojtëse dhe shoferë me motorë të paregjistruar, janë kundërvajtjet më të shpeshta të shoferëve të motorëve nëpër rrugët e Tetovës.

Në kontrollin e policisë në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit gjithsej janë zbuluar 40 motoçikleta me regjistrim të skaduar deri në 30 ditë dhe mbi 30 ditë dhe 14 me polisë të pavazhduar të sigurimit, kundërvajtje për të cilën gjoba e parashikuar lëviz prej 100 deri në 500 euro në kundërvlerë të denarit.

Në prill, gjithashtu, janë zbuluar edhe 76 motoçikleta të cilët kanë drejtuar motoçikletën pa dhënë provimin për shoferë dhe leje valide, si dhe 91 që nuk kanë përdorë kaskë mbrojtëse.


Numri më i madh i këtyre kundërvajtjeve, më saktë 78 janë thirrur për leksione trafiku, ndërsa dy janë paralajmëruat me shkrim.

Përndryshe, në suaza të edukimit të të rinjve, SPB Tetovë, ktë javë e ka përfunduar edhe pjesën e parë, gjegjësisht faza nga dy projektet parandaluese-edukative “Ngasje e sigurt me motoçikletë” dhe “Mos u ul në timon pa dhënë provimin e shoferit”, bartës i të cilit është Reparti për parandalim të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në bashkëpunim me pushtetin lokal të Tetovës dhe Gostivarit.

Në këtë fazë të projektit janë mbajtur ligjërata të veçanta me të cilat ishin përfshirë 119 paralele të cilat ndjekin mësim në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke me gjithsej 2.556 nxënës nga 13 shkolla të mesme nga rajoni i Pollogut.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Kronika e Zezë
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori