LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci padit Milaim Zekën, ia kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

Lladrovci padit Milaim Zekën, ia kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

Përplasja e ashpër virtuale që nisi në mes të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe deputeti të Nismës, Milaim Zekës ka marrë një drejtim tjetër.

Ndaj Milaim Zekës, sot Ramiz Lladrovci ka ushtruar padi. Por jo vetëm kaq.

Si dëmshpërblim, kryetari i Drenasit po ia kërkon Zekës 100 mijë euro.


Milaim Zeka: Ramiz Lladrovci e ka akuzuar Hashim Thaçin për një vrasje të rëndë
Lexo po ashtu Milaim Zeka: Ramiz Lladrovci e ka akuzuar Hashim Thaçin për një vrasje të rëndë

Krejt kjo po ndodh pasi ish- gazetari deklaroi se Ramiz Lladrovci e ka akuzuar Hashim Thaçin për një vrasje të rëndë.

“Ekzistojnë tri letra me nënshkrimin e Ramiz Lladrovcit të vitit 2003, ku ai e akuzon presidentin Thaçi për një vrasje të rëndë të një njeriu, i cili sot është dëshmor në Kosovë. E akuzon për vrasjen e Behadin Hallaqit, po e them me emër”, kishte thënë Zeka në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Milaim Zeka akuzon rëndë Lladrovcin, thotë se përmes shantazheve është bërë ambasador dhe kryetar i Drenasit
Lexo po ashtu Milaim Zeka akuzon rëndë Lladrovcin, thotë se përmes shantazheve është bërë ambasador dhe kryetar i Drenasit

Ndërkaq, Ramiz Lladrovci premes një postimi në Facebook, ka njoftuar se e ka deponuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë ndaj zyrtarit të Nismës, deputetit Milaim Zeka.

“Ashtu siç jam zotuar, sot e kam deponuar dhe protokolluar padinë ndaj Milaim Zekës, për shpifje dhe fyerje, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Pres, sa më shpejt, të sqarohet para gjyqit gjithçka”, ka thënë Lladrovci.

Gjithashtu, Lladrovci, kishte thënë se pretendimet e Zekës për dokumentet në fjalë nuk ekzistojnë dhe se ato janë pjesë e imagjinatës së tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori