Shqipëria është vendi që ka përfituar më pak investime nga fondet e Bashkimit Europian për dy sektorët kyç të ekonomisë, transportin dhe energjinë.
Top Channel publikon të dhënat zyrtare për investimet që be ka financuar në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, nga viti 1990 deri në 2017-ën. Këto janë fonde të ardhura si grante nga Bashkimi Europian ose si kredi të buta nga banka europiane e investimeve.
Vendi që ka përfituar më shumë investime është Serbia, e cila në tre dekadat e fundit ka marrë plot 5.3 miliardë euro nga Bashkimi Europian dhe banka europiane e investimeve. Këto para janë përdorur për ndërtimin e rrugëve, porteve hekurudhave apo linjave energjetike.
Për të njëjtën periudhë Shqipëria ka përfituar 10 herë më pak se Serbia nga grantet dhe kreditë e buta të Bashkimit Europian. Sipas tabelës, nga rënia e komunizmit e deri më sot BE dhe BEI kanë disbursuar vetëm 500 milionë euro për investime në transport dhe energji. Të gjitha vendet e tjera të rajonit kanë marrë më shumë.
Bosnja ka përfituar 2.4 miliardë euro, ndërsa Maqedonia dhe Mali i Zi kanë marrë respektivisht 900 milionë euro dhe 700 milionë euro. Vetëm Kosova ka marrë më pak fonde se Shqipëria, me 300 milionë euro, por shteti i dytë shqiptar e ka nisur shumë vite më vonë procesin e integrimit në BE.
Investimet në transport dhe energji përbëjnë kolonën më të rëndësishme të planit të Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Serbia është shndërruar në përfituesen më të mëdha të fondeve për shkak edhe të pozicionit gjeografik, pasi është nyja ku kalojnë një sërë korridoresh të rëndësishme rrugore dhe energjetike. Ndërsa Shqipëria vazhdon të vuajë mungesën e kapaciteteve dhe projekteve, për të përfituar më shumë nga paratë e Bashkimit Europian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova