Shtetet, por më shpesh lëvizjet politike, shtet formuese apo çlirimtare, i kanë (keq)përdorur dhe i (keq)përdorin civilët për të arritur objektiva ushtarake, të cilat e kanë të pamundur me i arrit me njësite të rregullta, me uniformë, qoftë për shkak të ligjeve ndërkombëtare apo edhe për shkak të raportit të forcave, thjesht për shkak të opinionit jo-përkrahës ndërkombëtar i cili do të gjykonte këto veprime, apo për t’i përdorur viktimat civile si pretekste apo arsyetim të veprimeve të tyre të ardhshme..
Civil, me trup, përgatitje dhe shkathtësi prej ushtarakësh, defilojnë nëpër protesta, të dhunshme, duke arritur të konfrontohen suksesshëm me forcat e rendit dhe të rrezikojnë seriozisht sigurinë dhe rendin. Pastaj, krejt kjo e krijon “skenën e krimit”, ku krimineli sipas rregullit del të jetë shteti, ndërsa “civilët”, viktima. Natyrisht, viktima janë zakonisht civilët, e vërtetë, sepse ushtarakët e veshur civil të mbrojtur nga masa, zakonisht orientohen mirë dhe rrallë e pësojnë.
Këto ditë, në Izrael, më saktë në kufirin me Izraelin, në Jerusalem, ndodhi një konfrontim luftarak, me të cilin rast dhjetëra civilë, nga pjesa palestineze e kufirit, u vranë, shumica nga snajperët, dhe shumë të tjerë, mbase me qindra, u plagosën.
Retorika e gjykimit apo arsyetimit, të këtij veprimi, ishte e skajshme nga të dy, apo thënë më saktë nga të gjitha anët, dhe sillej prej akuzave për gjenocid të Izraelit mbi myslimanët deri te arsyetimi i plotë i masave që ka ndërmarrë policia dhe Ushtria izraelite për të ruajtur kufirin dhe për të siguruar aktivitetin politik dhe diplomatik të përurimit të Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem, në të cilën ngjarje morën pjesë shumë personalitete të politikës amerikane dhe vetë kreu politik e fetar i Izraelit.
Në protesta të cilat ishin përplot me fëmijë e gra, shpërthente edhe revolta e militantëve, të cilët me javë përpara po protestonin dhunshëm dhe po luftonin për të thyer kufirin, të cilin ata e konsiderojnë të padrejtë. Ata, pasi kishin kryer ritet fetare, me flamuj islamik, ftonin të përfshihet në këtë konflikt (dhe “protestë paqësore”) ushtrinë islamike, botërore, që të mbronte Jerusalemin e shenjët.
Duke lënë anash aspektin politik, dhe ideologjik të këtij konflikti shumë shekullorë, rreth Jerusalemit si vendit ku lindën tri religjione globale, dhe i cili me shumë gjasë edhe një kohë të gjatë do të jetë po kaq i shqetësuar, neve kësaj radhe na intereson të trajtojmë (keç)përdorimin e civilëve për të arritur objektiva luftarake, pra në angazhime krejtësisht jo civile si dhe (keç)përdorimi i forcës për të penguar këto veprime luftarake, me potencial të shpërthimit të konflikteve të përmasave të gjëra dhe me ashpërsi të jashtëzakonshme.
Një situatë e ngjashme ishte edhe kur qytetarët e “vet-organizuar” po përpiqeshin të thyenin kufirin Kosovë-Serbi, apo kur pas protestave “të vet-organizuara” po niseshin të çlirojnë Kosovën.
“Një grup i të rinjve, të maskuar, sonte rreth orës 19:00, dogjën dhe rrënuan punktin, vendkalimin administrativ në Jarinje, në veri të Kosovës. Serbët lokalë, të cilët tash dy ditë e mbajnë të bllokuar vendkalimin, pasuksesshëm provuan të i ndalojnë. Mediat shkruajnë se nga punkti, del tym i dendur dhe se krismat nuk dëgjohen më. Presidenti i Serbisë, fton që të ndalet dhuna në Jarinje. Është paraqitur edhe informacioni se po digjet edhe pika e kalimit administrativ në Bërrnjak, por ky lajm është demantuar”.
Kështu raportonte një medium serb, në korrik të vitit 2011 lidhur me ngjarjet kur “civilë të paarmatosur” kishin bllokuar forcat ndërkombëtare të policisë dhe ushtrisë, dhe kishin djegur vendkalimet kufitare, në mes të Kosovës dhe Serbisë të cilat administroheshin nga pala kosovare. Në këtë informacion mund të “lexohen” dukshëm edhe instruksionet për civilët, se cilat pika të tjera do të digjen.
Ky është një shembull shkollor i raportimit, nga një ngjarje, ku ushtarakët, të veshur si civilë kryejnë operacione luftarake të pushtimit, apo të shkatërrimit të pikave strategjike, dhe të fshehjes të gjithë kësaj veprimtarie prapa civilëve të pa armatosur të cilët, në të njëjtën kohë, me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm, arrijnë të bllokojnë veprimet e policisë dhe ushtrisë, në këtë rast asaj ndërkombëtare.
Ushtria izraelite, dje, pas paralajmërimeve të shumta dhe të pasuksesshme që askush të mos i afrohet kufirit, veproi me një ashpërsi të madhe, për shumëkënd, duke përdorur forcë të tepruar, dhe duke vrarë një numër të madh të civilëve të cilët padyshim të instruktuar nga politika kishin tentuar të arrinin objektiva krejtësisht ushtarake, pra të thyerjes së kufirit, dhe bllokimit të një procesi politik, e diplomatik duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në këtë ngjarje, të cilën pjesa më e madhe e mediave të rëndësishme botërore po e përcillte drejtpërdrejtë.
Çka kanë të përbashkët, Serbia dhe Palestina, Hamasi, do të pyes dikush, dhe cilat janë mësimet që dalin nga kjo shkollë e përdorimit të civilëve në misione ushtarake? Ku e ka bazën kjo afri e madhe e Serbisë me disa vende myslimane, për të mos thënë shumicën, të cilat nuk e përkrahën Kosovën kur terrorizohej nga shteti dhe kisha serbe, edhe përkundër faktit se 90 për qind e popullsisë së Kosovës, janë të besimit mysliman?
Nga e kaluara e dimë se Serbia dhe ish-Jugosllavia kishin qenë një kohë të gjatë jo vetëm strehuese të refugjatëve islamik, nga Palestina, dhe vendet e tjera, por i kishin furnizuar me armë këto vende, dhe lëvizje, edhe kishin shkolluar nëpër akademi ushtarake dhe të sigurisë shumë student, por edhe militantë rreth luftimeve jo-konvencionale. Këto ishin si rezultat i marrëdhënieve të mira në mes të vendeve arabe dhe ish presidentit jugosllav Tito, i cili njihej si njëri ndër liderët e Lëvizjes së ashtuquajtur të Painkuadruarve që nënkuptonte mos-inkuadrimin në asnjërin nga blloqet ushtarake, të NATO-s dhe atij të Varshavës. Jugosllavia ishte edhe shitëse e madhe e armëve dhe importuese e naftës, për disa nga rafineritë në vend.
Si duhet të reagoj një shtet në këso rrethana? Ju kujtohen protestat masive, në Beograd, të cilat pastaj nën instruktimet e institucioneve serbe të sigurisë, po niseshin për në Kosovë? Bëhej fjalë, për si thoshte politika serbe, vetiniciativë të masave, të cilat qeveria serbe nuk i kontrollon dot?! Si të reagoi një shtet kur masa e civilëve niset të thyej kufirin? Të hap kufirin? Të dorëzojë pushtetin? Kush është përgjegjës, kur civilët nisen për të vdekur në kufi apo vende të shenjta? Ata që i dërgojnë apo ata që i presin në kufi?
Përfundimisht, i vetmi kufi që u thye me “vetiniciativë” të masave dhe me veprim të drejtpërdrejtë të masave ishte kufiri në mes dy Gjermanive edhe pse deri atëherë shumë qytetarë gjerman, këndej dhe andej kufirit kishin humbur jetën në përpjekje për ta kaluar… kryesisht për të ikur nga “parajsa” socialiste, drejt “ferrit” kapitalist. Përdorimi i qytetarëve, civilëve të pa armatosur si mburojë, apo si mjet për të arritur qëllime ushtarake, ose luftarake, mbetet po aq krim, sa edhe përdorimi i forcës së tepruar, nëse civilët kanë mundur të ndalohen ndryshe. Por kjo e fundit, gjithsesi është vështirë e matshme, ndërkohë që e para është vështirë e dëshmueshme.
Jo vetëm e drejta ndërkombëtare, por edhe politika ndërkombëtare duhet të mbrojë civilët sa nga agresiviteti i shteteve, aq edhe nga keqpërdorimi i civilëve për të arritur qëllime luftarake. Kjo, fatkeqësisht nuk po bëhet, por në rrafshin e fundit, viktimat civile po keqpërdoren për të argumentuar në favor të politikave, interesave, apo qëllimeve luftarake. Mbeten ende civil, qytetarët, të ingranuar në mision ushtarak?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez
Arsenali shkarkon të gjithë potencialin ndaj Manchester Cityt dhe i turpëron në ‘Emirates’
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos