LAJMI I FUNDIT:

Nokia X6 vjen me prerje në ekran

Nokia X6 vjen me prerje në ekran

HMD Global ka prezantuar zyrtarisht telefonin Nokia X6, modelin e parë nga seria e freskuar X.

Telefoni është lansuar në Kinë sikurse edhe ishte pritur. Nokia X6 është model nga segmenti i mesëm me shtëpizë premium, transmeton KosovaPress.


Nokia X6 ka ekran 5.8 inç FHD+ (1080 x 2280p) dhe xham Corning Gorilla Glass 3. Ky është telefoni i parë Nokia me prerje në krye të ekranit, në të cilin janë vendosur kamera e pasme 16MP f/2.0 dhe funksionin për hapje me ndihmën e fytyrës.

Pajisja ka procesor Snapdragon 636, 4GB RAM dhe 32GB/64GB hapësirë për ruajtje, përkatësisht 6GB RAM dhe 64GB hapësirë për ruajtje.

Bateria e telefonit ka kapacitet 3060mAh dhe mbushet përmes konektorit USB-C.

Sistemi operativ në telefon është Android 8.1 Oreo, me mundësi të përditësimit në Android P. Nokia X6 do të dalë në treg në Kinë më 21 maj dhe do të jetë në variantet e kaltër, e zezë dhe e argjendtë. Konfirmimi i pranisë jashtë Kinës pritet të bëhet në të ardhmen. /kp/Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë

Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

Teknologji
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Kalo në kategori